Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA-ja e dërgon astronautin e vet edhe në një fluturim tjetër rus

25/08/2023 - 16:35
në Kuriozitete, Lajme
A A
SHBA-ja e dërgon astronautin e vet edhe në një fluturim tjetër rus
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Autoritetet hapësinore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur marrëveshje për ta dërguar edhe një herë një astronaut amerikan në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar përmes anijes kozmike ruse, Soyuz MS, raportoi agjencia e lajmeve Interfax të premten.

Kjo është një shenjë e rrallë e bashkëpunimit dypalësh mes tyre në një kohë kur tensionet janë të larta, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimi është pjesë e një marrëveshjeje mes Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Roskosmos, dhe NASA-s në Shtetet e Bashkuara, për fluturime në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (SHI).

“Njëri nga amerikanët është lënë [në bord] për dy misionet. Ne e kemi shtuar një tjetër fluturim për ta kompensuar kohën e kaluar në stacion”, tha për Interfax Sergei Krikalev, drejtor ekzekutiv i korporatës shtetërore të programeve hapësinore ruse.

“Ky është përfitim biznesor për të dy palët, ne bashkëveprojmë me njëri-tjetrin dhe e kërkojmë opsionin më të mirë. Në parim, një rrëfim i mirë – shkëmbimi i fluturimeve – i shton paksa besueshmëri programit tonë”, theksoi ai.

Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë, me astronautët që kanë qëndruar së bashku në SHI, si dhe kanë fluturuar së bashku.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar si pjesë e programit të SHI-së për fluturime, tre kozmonautë rusë do të fluturojnë me anijen kozmike të Shteteve të Bashkuara, Dragon, dhe tre astronautë amerikanë me anijen kozmike ruse, Soyuz MS, gjatë viteve 2022-2024.

Rusia ka thënë se do të heqë dorë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, dhe se do ta themelojë stacionin e vet hapësinor të pavarur në të ardhmen, megjithëse ende janë duke u diskutuar planet për atë se si dhe kur do të ndodhë kjo.

SHI-ja, një laborator shkencor me madhësinë e një fushe futbolli dhe me orbitë rreth 400 kilometra mbi tokë, është zënë vazhdimisht për më shumë se dy dekada nga partneriteti SHBA-Rusi, që përfshin edhe Kanadanë, Japoninë dhe 11 vende evropiane.

Programi hapësinor i Rusisë pësoi goditje të rënë këtë javë kur anija kozmike pa pilot, Luna-25, u rrëzua në tentim për të zbarkuar në polin jugor të Hënës, tri ditë pata se India ta dërgonte me sukses anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3./REL/

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk kanë pranuar të jenë folës në Marshin e Lirisë për ish krerët e UÇK-së

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk kanë pranuar të jenë folës në Marshin e Lirisë për ish krerët e UÇK-së
11/09/2026 - 23:00

Nesër sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë pret mijëra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare si pjesëmarrës në Marshin për Liri në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain
11/09/2026 - 22:41

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje këtij të fundit pak ditë para vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Krasniqi, ka shkruar se më...

Më shumëDetails

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin
11/09/2026 - 22:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i ftuar në Euro në T7 ka folur për zhvillimet e sotme në Kuvend. Mustafa, ka kritikuar qeverisjen e Albin...

Më shumëDetails

Tubacioni kryesor i naftës në Arabinë Saudite goditet nga predha

Tubacioni kryesor i naftës në Arabinë Saudite goditet nga predha
11/09/2026 - 22:06

Një sistem i rëndësishëm tubacionesh nafte në Arabinë Saudite është goditur nga predha të enjten, duke shkaktuar zjarre në stacionet e pompimit, raportoi të premten CNN, duke cituar...

Më shumëDetails

Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale

Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale
11/09/2026 - 22:00

Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus”, tha se në çdo proces penal aktakuza nënkupton përmbylljen e hetimit dhe krijimin e transparencës për të akuzuarit dhe mbrojtjen lidhur me...

Më shumëDetails

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë
11/09/2026 - 21:44

Organizatorja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i madh për liri, që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë, synon të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë