
Javën e kaluar është sulmuar me bombë shtëpia e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të ndëmarrjes Trepça, e cila ishte hedhur në oborr e tij, duke i shkaktuar dëme materiale, sidomos në dy veturat që gjendeshin të parkuara në oborr, raporton Veriu.info.
Prokuroria Themelore ka njoftuar se është bërë arrestimi i një personi me inicialet F.B, që dyshohet se sulmoi me granatë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
Burimet e Veriu.info nga Prokuroria e Mitrovicës bëjnë të ditur se i arrestuari Ferit Bala.
Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për sulmin në shtëpinë e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve të ndëmarrjes Trepça.











