Një rast i sulmit me granatë dore ka ndodhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes Trepça, Bahri Hyseni, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar vet kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni.
Shtëpia e Hysenit ndodhet në rrugë “Zijadin Ceraja” në Mitrovicë.
Sipas tij ka dëme materiale, por jo dëme në njerëz.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Zyrtari për informim, Ilmi Prekazi, ka thënë për Veriu.info se rasti ka ndodhur rreth orës 1:40 në rrugën “Zijadin Ceraja”, dhe pasi ka dalë në vendngjarje ka parë se janë dëmtuar dy vetura dhe një pjesë e shtëpisë së viktimës.












