
Në platformën elektronike “LETËRNJOFTIMI I KOMUNAVE”, sot Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025. Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2023.
Nga gjithsej 1,816 premtime të 27 kryetarëve të komunave, 473 premtime (26%) janë përmbushur, 285 premtime (16%) janë gjysmë të përmbushura, 422 premtime (23%) janë të filluara, dhe 636 (35%) e premtimeve mbeten të pa filluara.
Sipas GAP, në fushatën parazgjedhore të vitit 2021. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë gjithsej 206 premtime, raporton Veriu.info
GAP ka nënvizuar se prej 206 premtimeve, 29 i ka përfunduar, 22 janë gjysmë të përfunduara, 70 të filluara dhe 85 të cilat nuk kanë filluar.
Një ndër premtimet e realizuara të Ramës është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës (përmes konkurseve, stimulimeve dhe subvencioneve).
Premtim tjetër i realizuar është edhe themelimi i një task forcë për të fuqizuar ndërlidhshmërinë e arsimit në Prishtinë me nevojat e tregut të punës për të zvogëluar hendekun në mes të edukimit shkollor dhe tregut të punës.












