Kosova është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Rreth kësaj ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi si arritje historike.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.











