Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.
Burime të Veriu.info nga policia bëjnë të ditur se nënkryetari Zogaj po intervistohet nga hetues të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Veriu.info, ai është ftuar në intervistim në orët e vona të pasdites, më saktësisht para rreth 3 orësh.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se ai mund të ndalohet nga policia për 48 orë nga policia.













