Gazeta infokus mëson se në mesnatën e fundit të vitit 2021 ka rënë edhe blloku A4 i termocentralit ‘Kosova A’. Që nga mbrëmë ky bllok është jashtë sistemit si pasojë e rrjedhjes dhe disa problemeve teknike.
Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës po funksionon me vetëm dy blloqe. Një bllok të termocentralit Kosova B që prodhon 250 megavatë energji elektrike për orë dhe një bllok të Kosovës A që prodhon vetëm 130 megavat energji për orë.
E në këto ditë kur qyetetarët po përballen me reduktime të shumta, në ditën e Vitit të Ri, Kosova ka vetëm 380 MW/h prodhim të energjisë elektrike.
Gazeta Infokus ka raportuar qysh të mërkurën se dy blloqet të Kosovës A, blloku A4 dhe A3 kanë problem dhe së shpejti A4 mund të dalë edhe nga sistemi.
Kjo për shkak të rrjedhjes dhe disa problemve të tjera teknike. Derisa të enjten Gazeta Infokus ka raportuar se ka rënë nga sistemi edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”.
KEK-u në natën e Vitit të Ri do të dështonte të plotësonte nevojat e qytetarëve për energji elektrike po të mos kishim import.
Derisa sot pritet të mos ketë reduktime kjo pasi që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se do të furnizojnë Kosovën me energji elektrike për festat e fundvitit.