Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime se Telekomi i Serbisë u zgjerua kundërligjshëm në Kosovë

19/09/2023 - 14:04
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshime se Telekomi i Serbisë u zgjerua kundërligjshëm në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Autoritetin e Konkurrencës të Republikës së Kosovës po mbahet seancë dëgjimore ndaj ndërmarrjes MTS d.o.o., kompani simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë.

Me këtë rast, Selajdin Beqa – ud. drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, deklaroi se kjo ndërmarrje ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës duke blerë operatorë tjerë pa i njoftuar.

“Në rastin e ndërmarrjes MTS dhe të tjerëve kam autorizuar monitorimin e këtij sektori. Pas monitorimit të tregut, në bazë të gjetjeve komisioni ka nxjerr njoftimin. Fakt i pakontestueshëm është se MTS d.o.o. ka bërë veprime të jashtëligjshme, nuk ka përfillur obligimin për paraqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit. Arsyetimet e deritanishme të ndërmarrjes nuk e ndryshojnë gjendjen e konstatuar. MTS do të ketë mundësinë ligjore t’i kontestojë argumentet mbi të cilat jemi mbështetur”, shtoi ai raporton RTK

“Autoriteti pas monitorimit në dyshimin e bazuar se ndërmarrja nuk ka vepruar në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konkurrences, pasi nuk ka ofruar kërkesën për lejimin e përqendrimit me rastin e blerjes së ndërmarrjeve në tregun e telekomunikimit dhe audioviziv, autoriteti ka nxjerr konkluzionin për fillimin e hetimit. Ndërmarrja ka realizuar blerje pa e dorëzuar njoftimin për lejimin e përqendrimit që është përcaktuar sipas ligjit. MTS brenda afatit ligjor i ka ofruar autoritetit vërejtjet e saj në lidhje me njoftimin e fakteve paraprake të përfshira në procedurë. Autoriteti konstaton gjendjen faktike në bazë të dhënave të mbledhura dhe ato të siguruara nga pala në procedurë. Ndërmarrja MTS, kishte realizuar transaksione për blerjen e 100 për qind të sanksioneve në disa ndërmarrje”, tha drejtori i departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në Autoritetin e Konkurrencës, Shemsi Elezi.

Ndërkaq, nga kompania MTS d.o.o. kanë kërkuar që te hidhen poshtë pretendimet e sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës.

Përfaqësues të kësaj kompanie thanë se e gjithë procedura e hetimit është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

“E gjithë procedura e hetimit dhe e vlerësimit të këtij përqendrimi është zhvilluar në kundërshtim me kriteret ligjore. Autoriteti duhet te hedh poshtë pretendimet e sekretariatit ta Autoritetit të Konkurrencës. Përfaqësuesit e sekretariatit thanë se ndërmarrja ka shkelur dispozitat e ligjit për mosparaqitje të kërkesës për përqendrim me blerjen e katër ndërmarrjeve në Kosovë. Mirëpo nuk pamë një elaborim se si kriteret e ligjit nuk janë plotësuar me këtë ligj. Edhe përkundër vërejtjeve tona nga dhjetori i vitit 2022, ne prapë nuk e kemi të qartë mbi cfarë baze sekretariati vendos në lidhje me kriteret e ligjit i cili kishte hyrë në fuqi në vitin 2022, për ndërmarrjet që janë blerë para se ky ligj të hyjë në fuqi. Transaksionet kanë ndodhur gjatë vitit 2019-2020-2021”, deklaroi Kushtrim Palushi, avokat

JU REKOMANDOJMË

Syla: Gjatë qeverisjes së Kurtit nga Kosova u larguan 250 mijë qytetarë, e tash ju thotë unë ju punësoj

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
09/11/2026 - 22:25

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se 250 mijë veta lëshuan Kosovën në këto 6 vite. Ai thotë se është normale sepse Kosova nuk mundet...

Më shumëDetails

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
09/11/2026 - 21:28

Kryeministri shqiptar Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Platforma ndërkombëtare, këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e...

Më shumëDetails

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj për bisedën Kusari-Radojçiq: Në vend që të koordinohen me SHBA-të, këta bashkëpunojnë me terr’orista serb
09/11/2026 - 21:05

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, duke kritikuar institucionet për lejimin e kësaj...

Më shumëDetails

Rashiqit i reagon shefja e deputetëve të LVV’së pasi tha se Qeveria ka më shumë gatishmëri për Asociacionin

Rashiqit i reagon shefja e deputetëve të LVV’së pasi tha se Qeveria ka më shumë gatishmëri për Asociacionin
09/11/2026 - 20:42

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur sot sa i përket deklaratës së ministrit Nenad Rashiq, i cili në një intervistë për Gazetën Express...

Më shumëDetails

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
09/11/2026 - 20:20

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se...

Më shumëDetails

Lushaku pas deklaratës së Rashiqit: Duhet llogaridhënie!

Lushaku pas deklaratës së Rashiqit: Duhet llogaridhënie!
09/11/2026 - 19:55

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, duke kërkuar llogaridhënie lidhur me qëndrimet e tij. Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë