Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Humolli: Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim, ku nuk ka mundësi me i shpëtu

21/09/2023 - 11:17
në Kryesore, Lajme
A A
Humolli: Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim, ku nuk ka mundësi me i shpëtu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish – deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka folur pas deklaratave të Ambasadorit amerikan Hovenier, i cili tha se ka “besim të plotë si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi”. Humolli duke i komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan ka theksuar se “të gjithë miqtë tanë i kemi vu në pozitë të keqe me veprime të gabuara” dhe shtoi se klasa jonë politike po bën veprime e në fund po kërkon shpëtim ku nuk ka mundësi për t’i shpëtuar.

Humolli në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se klasa jonë politike  duhet të ketë qëndrim përballë presionit ndërkombëtar.

“Po s’kemi çka me vlerësu ndryshe, kur bashkësia ndërkombëtare e ka parë naivitetin e klasës sonë politike edhe ne i kemi vu në pozitë të keqe të gjithë miqtë tanë me veprimet të gabuara. Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim ku nuk ka mundësi me i shpëtu. Duhet me pas qëndrim në klasën politike përballë presionit ndërkombëtar”, tha Humolli.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk po i mbron interesat e Kosovës.

“Bashkësia ndërkombëtare për fat të keq është orientu jo duke i mbrojtur interesat e kombit tonë. Për këtë aryse kam kërkuar edhe nga institucionet tona për ta bërë një rivlerësim në kuptimin e analizës historike, në veprimet që janë bërë edhe mosveprimet që janë bërë prej popullit tonë në kontekst të rrethanave historike që janë zhvilluar për të marrë mësim për gjendjen aktuale. Pikëpamja ime politike është se populli ynë ka të drejtë të jetoj i lirë.  Bashkësia ndërkombëtare nuk po i lejonë me jetu siç duhet, e ka lënë peng edhe Ballkanin. Bashkësia ndërkombëtare nuk e lejon me jetu të lirë Ballkanin, për shkak të lojërave politike që Ballkani sot është duke i vuajtur në tërësi edhe populli serb dhe ai shqipëtar, për shkak të interesave të ndryshme të cilat i kanë çështje të caktuara nga bashkësinë ndërkombëtare”, transmetoi ai.

Ai akuzon bashkësinë ndërkombëtare se është pjesë e krimeve që janë bërë në Ballkan për shkak të lojërave të tyre.

“Bashkësia ndërkombëtare për fat të keq ka dështuar ose është pjesë e krimeve që janë bërë në Ballkan për shkak të lojërave të tyre dhe tash ende klasa jonë politike po kërkon vlerësim te ata. Pa e vlerësu vetveten, kombi ynë, institucionet tona, derisa nuk e vlerësojnë vetveten për mua pak me rëndësi është cka thotë Ambasadori Amerikan”, përfundoi Humolli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë