
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, sonte ka deklaruar se Radoiçiq do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve serbe. Ai ka thënë se Radoiçiq nuk do të ikë e as nuk do të fshihet, shkruan Veriu.info
Por se a do të akuzohet dhe për çfarë, Vuçiq ka thënë se kjo nuk është çështje e tij, por e prokurorisë.
Megjithatë, ai deklaroi se Serbia do t’i ndjekë penalisht “vrasësit gjakftohtë të serbëve” në Banjska, duke përsëritur se gjoja një ose dy janë vrarë pasi janë dorëzuar.
Pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe të vështirë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anotni Blinken, raporton Kossev, transmeton Veriu.info.
Ndryshe, të dielen një grup terroristësh me në krye Milan Radoiçiq kryen një sulm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa pas aksionit të policisë mbeten të vrarë të paktën tre pjesëtarë të grupit terrorist./Veriu.info











