Kryeministri, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që mbahet në Tiranë me 16 tetor.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësë i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor dhe për herë të parë në një vend të rajonit.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, si edhe presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.













