Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku është vjedhur një autobus.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se rreth orës 18:45 është vjedhur një autobus i ‘Azizi Company’, firmë kjo nga Ferizaj.
Sipas burimeve të Veriu.info, vjedhja e autobusit dyshohet që ka ndodhur pranë pompës së derivateve ‘Exfis’ të rrethi i Spitalit në Prishtinë.
“Autobusi ka qenë i parkuar të Exfisi, kur u shku pronari me marrë autobusin ka vërejtur se dikush e ka vjedhur”, bën të ditur burimi i Veriu.info.
Në foto keni pamjet e autobusit të vjedhur, të bëra kohë më parë.
(Nëse dikush ka informacione për vendndodhjen e autobusit, rastin mund ta raportoj edhe në Veriu.info)












