
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, i cili tha se këtë e bën për bashkimin e partisë, teksa shtoi se se është koha për zgjedhje të brendshme në Partinë Demokratike, duke lënë të kuptohet se ai do të jetë pjesë e kësaj gare kanë filluar reagime të ndryshme nga Shqipëria e nga Kosova.
Një reagim nga Kosova e ka bërë anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, teksa ka shpërndarë një lajm në rrjetin social, Facebook, duke shkruar mbi të se Lulzim Basha, tashmë ish-kryetari i PSD-së, nuk i ka ‘vy as dreqit’.
“Lulzim Basha nime s’i ka vy as dreqit. Mire qe shkoi. Shume te reja e presin Shqiperine tash. A moret vesh? Tash nuk vjen dikush i Sali Berishes. Tash vjen vete Sali Berisha. Hiqi rreth qellimit te hiqit. Pika 0.”, ka shkruar ai.
Lulzim Basha ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PD-së.
Veç të tjerash Basha tha se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur bashkë partinë, por që sipas tij nuk kishte pasur rezultat.
“Unë dhe shumë demokratë u përballëm me sulme të paparitura dhe si rezultat sot PD po përjeton krizë të thellë. Për këtë arsye, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete për vendimin më të vështirë politik kam vendosur të marr një hap pas dhe të tërhiqem. Kjo nuk është tërheqje personale”, u shpreh ai.












