Një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur sonte në Prelluzhë të Vushtrrisë, i cili banohet me shumicë të popullsisë nga komuniteti serb.
Policia e Kosovë ka gjetur një sasi të armatimit, ndërsa në vend të ngjarjes ka intervenuar edhe FSK dhe KFOR-i Britanik.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili tregon se informata fillestare është në orët e pasdites nga një qytetar.
“Një qytetar ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hudhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë, ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore, ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë”, ka thënë Zahiti.
Zëdhënësi i policisë për Veriu.info ka treguar se gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur: Dy armë të gjata, një sasi e municonit, katër granata dore dhe një tromblon.













