
Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka treguar se ka përfunduar organizimi nga LDK i një paneli informues për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ajo ka bërë të ditur se pjesë e këtij paneli ishin Dr. Agim Bregaj, Dr. Fatmire Melenica, Specialiste e Biokimisë Mrika Kutllovci Pervetica, Dr. Izet Sadiku, Psikologe Pranvera Jetishi Çollaku, Dr. Vildane Goga, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
🎗Përfundoi takimi që organizuam së bashku me një panel informues për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Pjesëmarrja dhe interesimi i grave ishte i jashtëzakonshëm. 🌸
🗣 Falënderoj të gjithë panelistët për kontributin e tyre, Dr. Agim Bregaj, Dr. Fatmire Melenica, Specialiste e Biokimisë Mrika Kutllovci Pervetica, Dr. Izet Sadiku, Psikologe Pranvera Jetishi Çollaku, Dr. Vildane Goga. 👏
Veçanërisht dua të falënderoj; 🫶
✅Laboratorin “Interlab” në Prishtinë, i cili ofron 30% zbritje në analizat e laboratorike për të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit,
✅Laboratorin “Mrika” i cili po ashtu ofron 30% zbritje në analizat e laboratorike për të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit në Vushtrri,
✅Qendrën për Mirëqenie Psikologjike, Hulumtime dhe Mbështetje Edukative “Mind Care” e cila do të ofroj seanca falas për gratë e prekura me kancer.















