Kryeministri Albin Kurti, ka shkruajtur në facebook për qeverisjen e tij të sundimit të ligjit gjatë dy viteve qeverisje, shkruan Gazeta Blic.
Kurti ka cekur disa veprime të qeverisë, ku ka pasur me mbi 1000 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontraband, Policia e Kosovës ka arrestuar mbi 3800 persona për vepra të rënda penale.
Ai gjithashtu shtoi se, falë punës së institucioneve të sigurisë, në total, në dy vjet e gjysmë, në gjithë territorin e Republikës, janë konfiskuar 2.2 ton substanca narkotike.
Tutje Kurti ka shkruar se, mbi 14 milionë euro janë sekuestruar nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave.













