Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj pas deklaratës së Macron- Mendoj se çështja është serioze, herën e tretë s’do të na paralajmërojnë më!

20/10/2023 - 21:50
në Lajme
A A
Haradinaj pas deklaratës së Macron- Mendoj se çështja është serioze, herën e tretë s’do të na paralajmërojnë më!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Tiranë për çështjen e vizave.

Haradinaj tha se duhet me ba kujdes sepse është hera e dytë që kjo çështje përmendet nga presidenti Macron.

Ai tha se me aq sa kupton nga gjuha frënge situata është mjaft serioze dhe nuk duhet të merret ‘shkel e shko’.

“Së pari do të ishte shumë e padrejtë nëse ndodh pezullimi ose shtyrja e liberalizimit të vizave. E përcolla atë që tha presidenti Macron, ai e kishte një fjalim në disa pjesë e u fokusu tek implementimi, pra tek obligimet e marra dhe mosimplementi i tyre në këtë rast nga palët, nga Kosova. Pjesën e Kosovës e konsideroi mos-implementim edhe e ndërlidhi me vizat. Unë mendoj se duhet me ba kujdes Kosova sepse është hera e dytë që presidenti i Francës e ndërlidh çështjen e liberalizimit të vizave. Dy herë presidenti i Francës me e sjell në diskutim në veti çështjen e liberalizimit të vizave ndërlidhur me ‘mosmbajtjen e fjalës’ nga ana e Kosovës, mendoj se hera e tretë mundet me qenë ndryshe. Nëse edhe njëherë do ta përmendë këtë çështje do ta përmendë me ndonjë lajm të keq e atëherë mundet me qenë shumë vonë. Dy herë e tërhoqi vërejtjen me këtë çështje, njëherë para disa kohësh dhe dje”

“Me aq sa e kuptoj gjuhën e këtij niveli, mendoj se çështja është serioze nuk duhet me e marrë ‘shkel e shko’. Kjo është hera e dytë nuk mendoj se një herë të tretë ata do të na paralajmërojnë ma. Po mendoj se herën e ardhshme, nëse Franca vlerëson se Kosova nuk është palë serioze në obligimet që i ka marrë mendoj se lajmi do të jetë i keq” deklaroi Haradinaj.

I pyetur nga gazetari Gashi se a është e drejtë që pas sulmit në Banjskë të vendoset peshorja e presionit ndaj Kosovës më e madhe sesa ndaj Serbisë, Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Çështja e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës është një e drejtë e jona e fituar edhe në bazë të kritereve të BE-së. Sikur e dini që nga koha e Qeverisë time realisht i kemi përmbushur kriteret dhe procesi i aprovimit pastaj nga BE-ja ka zgjatur deri në fazën finale që është një lajm i mirë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërlidhet liberalizimi me tema dhe procese të tjera. Mirëpo përkundër kësaj që thashë që është e padrejtë, ne duhet të bëjmë kujdes. Franca është një shtet sovran me ndikim të madh të madh në BE dhe nëse Franca e ka vendosë në peshore çështjen e liberalizimit me ‘mbajtjen e fjalës’ nga Kosova, ne duhet të bëjmë kujdes, duhet ta gjejmë mënyrën me dalë nga ky borgj, përndryshe ekzison rreziku që do të kemi probleme me liberalizimin e vizave”

“Kancelari Cholz ishte shumë i qartë. Ai tha se “është urgjente të implementohen marrëveshjet e arritura” Ai tha se “ajo që ndodhi në Veri na vërteton ç’ka pason nëse nuk implementohen marrëveshjet”. Ky ishte një paralajmërim i pasojave të cilat edhe ne realisht i paralajmërojmë vazhdimisht. Mendoj se Prishtina në këtë rast Kurti atë mashtrimin që e ka pas si ‘armë’ me të cilën i ka mashtru qytetarët e Kosovës, ushtrinë e internetit e të gjitha ato që i ka kriju për me shpall fitoren e vet absolute të brendshme dhe me e lavdëru rritjen e besueshmërisë, tani duhet ta kuptojë s enuk janë ‘armë’ me të cilat luftohet në nivele të tjera. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës jana analfabetë , dhe mjafton ‘ushtria e internetit’ me u’a fsheh realitetin por e vërteta është pak më ndryshe. Kosova është në borgj se Kurti dhe Kosova e ka pranu planin franko-gjerman, edhe unë e kam une e kam pranu pra AAK-ja e ka mbështet dhe e ka pranuar edhe planin implementues që është Ohri. Nuk ke ku fshihesh pas marrjes së obligimit dhe vonesa në implementim vetëm na bashkon me Serbinë pra na bën bashkëfajtorë për gjendjen. Përkundër faktit se janë terroristët ata që kanë sulmu Kosovën, përkundër faktit se Serbia i ka mbështetë dhe sjell aty prap ne mbesim bashkëfajtorë, të ndëshkuar dhe të kërcënuar.” tha Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë