Në kujtim të veprës dhe jetës së aktivistit të saj, Lëvizja Vetëvendosje, mbajti turneun e 7-të me radhë” Astrit Dehari”.
Turne ky që mblodhi shumë skuadra futbolli të aktivistëve të LVV, shkruan Veriu.info
Turneun e fitoi skuadra e Sekretariatit të Përgjithshëmë Lëvizjes Vetëvendosje! duke mposhtur në finale Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje! të Istogut.
Ndërsa ky organizim mblodhi shumë figura të Lëvizjes Vetëvendosje, deputet aktivist si dhe prindërit e tij.
Postimi i plotë i LVV në faqen e tyre zyrtare:
Turneu i Futbollit “Astrit Dehari”
Sot u mbajt Turneu i Futbollit “Astrit Dehari” që kujton dhe nderon jetën dhe veprën e aktivistit tonë Astrit Dehari.
Ky turne i futbollit të vogël, që sivjet u organizua për të 7-tin vit me radhë, sërish mblodhi shumë skuadra aktivistësh nga Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe më gjerë. Ekipe të forta futbolli, me lojtarë që kanë njohur dhe e kujtojnë shokun tonë, aktivistin e shkëlqyer, studentin e mjekësisë, Astrit Deharin.
Turneun e fitoi skuadra e Sekretariadtit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke mposhtur në finale Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Istogut.
Të pranishëm në lojën e finales ishin edhe prindërit e Astritit, deputeti i Lëvizjes, baca Avni Dehari, nëna e Astritit, Xhemile Dehari, Kryetari njëherit Kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, aktivistë të shumtë, familjarë dhe shoqëri.
Duke mos harruar kurrë që Astriti nën akuza të rreme dhe për arsye politike u mbajt në burg dhe u vra, ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi për të, deri në realizimin e saj.
Vlerat dhe bindjet për të cilat u angazhua Astriti organizata jonë dhe aktivistët tanë do t’i ndjekin përherë. Nuk do të rreshtim së angazhuari në dritën e veprës dhe sakrificës së dëshmorëve që ranë për liri, barazi dhe drejtësi.












