Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Minatorët vazhdojnë grevën e urisë, 6 prej tyre trajtohen në spital

27/10/2023 - 20:38
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorët vazhdojnë grevën e urisë, 6 prej tyre trajtohen në spital
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së katërt të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet. Vetëm sot gjashtë prej tyre janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore. Pavarësisht kësaj, ata janë të vendosur që të mos dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Pavarësisht që stafin shëndetësor e ka mbi kokë, ai nuk po pranon të largohet nga miniera, me insistimin që ndihma t’i jepet brenda saj.

Ai së bashku me gjithë minatorët e kësaj ndërmarrjes Trepça janë në grevë urie tash e katër ditë, si këmbëngulje për realizimin e kërkesave të tyre.

Pos tij, autoambulancat e Spitalit të Mitrovicës me rend po i marrin minatorët që po u përkeqësohet gjendja.

Vetëm gjatë ditës së premte janë trajtuar gjashtë prej tyre.

“Kanë ardhë me lodhje, marramendje të infosikume dhe pas kontrollës kanë marr terapinë, pesë prej tyre janë liruar, i gjashti është duke përfunduar terapinë”, ka thënë Luljeta Zhubi – Drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës.

Gjersa kolegëve po u përkeqësohet gjendja shëndetësore, ata që akoma janë në gjendje më të mirë, po thonë se nuk dorëzohen deri sa t’i marrin pagat që u janë vonuar, sigurimin shëndetësor, dhe deri në shkarkimin e menaxhmentit.

“I kanë premtu minatorëve shumë, ka rrejt shumë, ju kanë largu benefitet që i kanë pasur, i ka ngatërru punët shumë, unë nuk e njoh personalisht, por rezultate prej tij nuk ka”, është shprehur Sabri Ismajli, me profesion minator.

Me synim gjetjen e një zgjidhjeje, është mbajtur edhe një takim në mes sindikatës së minatorëve dhe menaxhmentit të Trepçës, por rezultati ishte negativ.

“Neve nuk na u dha mundësia me bisedu sepse në momentin e parë qe një qasje joprofesionale me një ton ashpërsues ndaj neve, me një tendencë kërcënuese ndaj neve duke thënë se jemi vonu në takim. Kur ta mendojsh kjo nuk është as humane, as njerëzore, duke e pa që katër ditë nuk kanë pas vullnet me i vizitu minatorët”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi.

Për shkak se brenda zgafellës së Trepçës tashmë vazhdimisht po u përkeqësohet gjendja minatorëve, në afërsi të saj janë dërguar mjete shëndetësore që të improvizohet një dhomë mjekimi.

Brenda minierës gjatë ditës kanë qëndruar edhe Kryetari i Sindikatës së Administratës Publike dhe asaj të Arsimit, të cilët kanë bërë thirrje institucioneve që të plotësohen kërkesat e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë