
Prej fillimit të javës së kaluar minatorët e ndërmarrjes Trepça gjenden në grevë, e cila nga menaxhmenti është quajtur sabotim për shkak të mos ndjekjes së procedurave sipas ligjit për greva.
Sot ndërmarrja Trepça ka njoftuar se minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërprerë grevën dhe i janë rikthyer punës, transmeton Veriu.info
Menaxhmenti i Trepçës këtë e ka quajtur vendim i duhur dhe shumë i drejtë.
Ndryshe, minatorët e minierës së Stan Tërgut akoma gjenden në grevë.
Njoftimi i ndërmarrjes Trepça:
Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës.
Me FAT!












