Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Senatorja Shaheen tregon për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin – BE s’do t’i pres përgjithmonë Kosovën dhe Serbinë

01/11/2023 - 20:19
në Kryesore, Lajme
A A
Senatorja Shaheen tregon për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin – BE s’do t’i pres përgjithmonë Kosovën dhe Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen e cila së fundmi vizitoi Ballkanin Perëndimor me kolegun e saj demokrat Peter Welch, përfshirë edhe Kosovën, tha se është e shqetësuar për çështjen e pazgjidhur të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe retorikën e liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Senatorja demokrate nga New Hampshire thekson për Zërin e Amerikës se Kongresi ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i kushtuar vëmendje rajonit, pavarësisht krizave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainës dhe faktit që Amerika po hyn në një vit zgjedhor.

Duke folur për sfidat në rritje të sigurisë në rajon, Shaheen tha se Kosovës dhe Serbisë i ka kërkuar që t’i kthehen dialogut.

“Ka dy sfida. Njëra është çështjet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Dimë për inkursionin në Kosovë që ndodhi më 24 shtator, kur u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë. Ekziston një shqetësim i vërtetë për atë kufi dhe si të zgjidhen ato çështje në të ardhmen. Kam pasur rastin të takohem me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për të shprehur shqetësimin tim për gjithçka që ka ndodhur dhe për të shprehur ngushëllimet e mia. I kam bërë thirrje edhe kryeministrit Kurti që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të zgjidhë çështjet me Serbinë. Kam pasur rastin të flas në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i shpreh shqetësimin tim dhe t’i apeloj që të bëjë të njëjtën gjë – t’u kthehet negociatave, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë për të zgjidhur këto çështje” ka theksuar senatorja.

Ajo tha se shansi për dialogun e ndërmjetësuar nga BE mund të mos jetë përgjithmonë, marrë parasysh sfidat me të cilat përballet Evropa, si lufta në Ukrainë dhe sfidat në Lindjen e Mesme.

“Mendoj se mund të mbarojë koha për mundësinë që u është dhënë tani. Unë e di që Kosova dhe Serbia kanë thënë se është në interesin e tyre të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe të bëhen pjesë e Aleancës Atlantike, për shkak të mundësive ekonomike që hap kjo, dhe sinqerisht, edhe mundësive të sigurisë. Ne e dimë se (presidentja e Komisionit Evropian) Ursula von der Leyen ishte në rajon këtë javë dhe se tema e diskutimit ishin stimujt ekonomikë për vendet që po zbatojnë reforma që i afrojnë ato me BE-në. Ky shans mund të mos jetë përgjithmonë, nëse marrim parasysh sfidat me të cilat përballet Evropa – nga lufta në Ukrainë dhe pushtimi rus i atij vendi, sfidat në Lindjen e Mesme dhe konfliktet e mundshme në botë. BE-ja po përpiqet të ndihmojë vendet që nuk duan të jenë autokratike, që nuk duan të mbështesin një diktator si Vladimir Putin. Përpiqet t’i ndihmojë ata të përparojnë drejt demokracisë. Por nuk mendoj se kjo mundësi do të ekzistojë përgjithmonë. Dhe unë shpresoj se Serbia dhe Kosova do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje dhe të gjejnë një mënyrë për të jetuar së bashku. Unë e kuptoj që ata mund të mos e njohin njëri-tjetrin, por që të paktën të sigurohen që qytetarët e tyre të mos jetojnë në konflikt, me frikë, se nuk duhet të shqetësohen, mendoj se është shumë e rëndësishme” ka thënë tutje ajo.

Zëri i Amerikës: BE-ja kërkon nga Serbia njohjen de facto të Kosovës, ndërsa nga Kosova që të formojë një Bashkësi të Komunave me shumicë serbe. Si mund të inkurajohen të dyja palët, apo ndoshta edhe të bëhen presion për ta bërë këtë?

Shaheen: Epo, unë mendoj se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Ursula von der Leyen ishte atje, që senatori Welch dhe unë udhëtuam atje për të shprehur shqetësimin tonë për gjithçka që po ndodh, pse është e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga SHBA dhe BE se kjo është një shans për ta dhe se ata duhet të punojnë për të kapërcyer dallimet. Propozimi para tyre është ai për të cilin kanë rënë dakord, në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Dhe shpresoj se ata po mendojnë se si t’i rikthehen asaj. Ata që janë përgjegjës për ngjarjet e 24 shtatorit (në Banjska) duhet të përgjigjen. Dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Duhet të kemi një kufi të sigurt. Nuk është në interesin e askujt që të ketë konflikte të tilla në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë