
Komuna e Vushtrrisë sot ka zhvilluar disa aktivitete me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku fillimisht një delegacion komunal i prirë nga kryetari Ferit Idrizi nderuan dëshmorët në Kompleksin e tyre në Bletaj.
Kryetari Idrizi ka bërë të ditur se akvitetet e sotme u përmbyllen me një akademi solemne kushtuar 298 Nëntorit në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, transmeton Veriu info.
Postimi i Ferit Idrizi:
DITA E FLAMURIT – 111 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË🇦🇱
Këtë Festë të madhe Kombëtare e shënuam me aktivitete kulturore dhe artistike, bashkë me qindra qytetarë vushtrrias.
Filluam duke nderuar më meritorët për lirinë e vendit tonë, në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj, për të marshuar më pas bashkë me nxënësit e shkollës SHMU-1, të veshur me veshje kombëtare e plisa në kokë, nga sheshi “Hasan Prishtina” e deri tek Qendra e Kulturës.
Një akademi solemne kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare e përcjellën këngë dhe valle popullore nga artistë të Ansamblit “Hasan Prishtina”, në mes të një atmosfere festive në sallen e mbushur plot e përplot qytetarë, të rinj e të reja.
Gëzuar Dita e Flamurit dhe 111 vjetori i Pavarësisë!















