Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli Krasniqi në Prizren: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror

05/12/2023 - 18:40
në Lajme
A A
Memli Krasniqi në Prizren: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, për të parë nga afër punët, përmes të cilave kryetari Shaqir Totaj me ekipin e tij janë duke transformuar kryeqytetin historik e kulturor.

Ai aty tha se modeli i qeverisjes së mirë, të cilën Totaj e ka instaluar në Prizren, është modeli që PDK-ja i ofron Kosovës.

“Prizreni, me qeverisjen e Kryetarit Totaj, është rikthyer në një model të qeverisjes së mirë. Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendit tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve. Këtë model, ne jo vetëm që do ta ofrojmë dhe do ta promovojmë, por edhe do ta zbatojmë në të ardhmen”, deklaroi Krasniqi.

Shefi i PDK-së, i shoqëruar nga Totaj, përcolli nga afër punimet në transitin e ri, një projekt infrastrukturor që kishte qenë i bllokuar për më shumë se 15 vite, ndërsa sot është i përfunduar dhe po shfrytëzohet nga qytetarët, raporton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për revitalizimin e rrugës “Shuaib Spahiu”, e cila do të lidhet me Shatërvanin, për t’i dhënë një tjetër pamje të bukur Prizrenit, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ekipi të cilin ai e udhëheq, është i përkushtuar që të bëjë punë të mira, të transformojë qytetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit.

Prizreni është shndërruar në një qytet ku vazhdimisht po punohet. Projekti ynë i radhës është revitalizimi i infrastrukturës së pjesës së vjetër të qytetit. E gjithë kjo pjesë do të lidhet me Shatërvanin, duke u bërë një zonë e bukur turistike. Përmes zhvillimit të turizmit, do të ngrisim edhe ekonominë në qytetin tonë”, ka thënë Totaj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizituan edhe Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”.

Krasniqi uroi trupën e valltarëve të SHKA ”Agimi” për pozitën e tretë në festivalin më të madh botëror të valleve “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore.

Ndërsa kryetari i SHKA “Agimi”, Festim Bytyqi, falënderoi kryetarin Totajn për plotësimin e të gjitha premtimeve dhënë kësaj shoqërie, madje edhe më shumë.

Në fund të vizitës së tij në Prizren, Krasniqi takoi edhe një grup të bujqve dhe fermerëve të këtij qyteti.

Sipas njoftimit të PDK-së, aty u diskutua për sfidat me të cilat ata janë ballafaquar gjatë këtij viti në kultivimin dhe shitjen e produkteve të tyre.

“Bujqit falënderuan qeverisjen lokale për mbështetjen e parezervë, nga furnizimi me mekanizma bujqësorë deri te subvencionet e ndryshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, ka thënë PDK-ja në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë