Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LDK-së.
Ajo është shprehur se kjo parti, e themeluar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë, njofton VeriuInfo.
Krasniqi ka theksuar se është mirënjohëse dhe falenderuese ndaj besimit që i është dhënë dhe se angazhimi i saj vazhdon të jetë i palëkundur në shërbim të shtetit tonë.
Postimi i plotë:
Përmes propozimit të Kryetarit të LDK-së, Lumir Abrixhikut dhe mbështetjes së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, sot kam nderin të njoftoj se jam zgjedhur anëtare e Kryesisë së LDK-së. Kjo parti, e themeluar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë, duke promovuar vlerat e lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit.
Jam mirënjohëse dhe falënderuese për besimin e dhënë nga kolegët e mi. Angazhimi im vazhdon të jetë i palëkundur në shërbim të shtetit, popullit dhe partisë.
Ky besim më bën të vendosur për të intensifikuar edhe me tej përpjekjet e mia në përmbushje të aspiratave tona. LDK me bazamentin e fortë demokratik, dallon nga partitë e tjera, dhe rrugëtimi ynë është i sigurt.
Me shpresën për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, na priftë e mbara!












