Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë është takuar me bashkëkryetarin e partisë gjermane SPD, Lars Klingbeil.Kurti me Klingbeil bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi procesin e dialogut.“E bëra të qartë këndëvështrimin tonë se Ballkani i përket Bashkimit Evropian. Aspiratat e Kosovës në BE u konfirmuan me aplikimin tonë të fundit për anëtarësim. Gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për dialogun, në të cilin Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive”, shkroi Kurti në platformën X.
Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që...
Më shumëDetails










