Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

04/11/2026 - 16:49
në Lajme
A A
“Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi” – publikohet një tjetër bisedë e Arlinda Zekajt me motrën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e 25 tetorit në fshatin Vitomiricë të Pejës, vazhdon të mbetet një ngjarje e rëndë, rreth së cilës ende ka shumë pikëpyetje dhe paqartësi.

Ndonëse i dyshuari është arrestuar pak ditë pas krimit dhe ndodhet në paraburgim, rrethanat dhe detajet që i paraprinë kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë të jenë në fokus të vëmendjes publike.

Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me atë që dyshohet se ka ndodhur në Stacionin Policor në Pejë, ku sipas tij, mund të ketë pasur zhvillime të rëndësishme para vrasjes.

Ai ka thënë se pyetja kryesore që duhet të marrë përgjigje është se çfarë ka ndodhur atë natë në stacionin policor dhe nëse ka pasur komunikim mes personave të përfshirë në këtë rast.

“Pyetja kryesore është çka ka ndodh atë natë në stacionin policor në Pejë. Kur kam shkuar në Pejë, fjalia e parë që ma kanë thënë ka qenë ‘Vullnet nuk  e ki idenë se çfarë ka ndodhur këtu, pra brenda stacionit policor”. Sipas informacioneve të avokatit të familjes, Besnik Berisha, brenda stacionit ka qenë Jetoni bashkë me vëllanë e tij dhe i cili dyshohet që e ka lajmëruar Albertin në këtë rast që ‘Arlinda po vjen te ju, Jetonin e kanë ndal’. Pra këtu shtrohet pyetja, qysh është marrë vesh për vrasjen e saj dhe çështja e telefonit. Ka dyshime të forta që Jetoni aty ka pasur qasje në telefon, brenda stacionit policor dhe dyshohet se e ka parë vrasjen. Nuk kuptohet pse është lejuar telefoni”.

Një tjetër çështje që Krasniqi e ka vënë në dyshim është mungesa e një thirrjeje zyrtare në numrin emergjent 192 për raportimin e vrasjes. Sipas tij, versioni i ngjarjes ngre pikëpyetje për mënyrën se si policia është njoftuar për krimin.

“Kamerat e sigurisë brenda stacionit me kamerat e sigurisë dhe familjes atje, duhet me u bë sinkronizim. Këto të gjitha janë dyshime, por kjo do të zbardhet shumë shpejt. Nëse del që policia e Kosovës përmes një personi të tretë ka shkuar dhe e ka kuptuar dhe ka pas Jetoni qasje në telefon, ky do ishte skandal i madh”.

Në anën tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani ka bërë të ditur se në vendimin e Gjykatës në Pejë, të marrë vetëm dy-tri ditë pas vrasjes, përmenden dëshmitarë okularë të cilët në atë kohë ende nuk ishin intervistuar nga organet e hetuesisë.

“Pak ditë pasi është dorëzuar Albert Sylaj. Dyshohet se Albert Sylaj ka dashur të takohej me familjen pikërisht për me ua tregu narracionin se si duhet të flasin. Gjatë kohës sa të merren në pyetje mund të ndryshohet edhe statusi, pra personave që janë si dëshmitarë mund të jenë edhe të dyshuar, pra nuk është përfundimtare”, tha ajo.

Sipas dosjes, tre dëshmitarë kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë drejtpërdrejt se si ka ndodhur vrasja.

“Përmenden nëna e të pandehurit, vajza dhe djali i Alberti, djali i viktimës, këta tre të mitur si dhe bashkëshortja dhe vëllai i Albertit, Dritoni. Sipas dosjes së gjykatës, të tre janë dëshmitarë, e kanë parë vrasjen si ka ndodhur. Pra dy fëmijët e Albertit dhe djali i Arlindës”.

“Arlinda ka hyrë në dhomën e saj të gjumit, Alberti më sëpatë i ka shkuar pas në dhomë, ajo ka shkuar pas derës për t’u mbrojtur, megjithatë i njëjti e ka sulmuar në pjesë të ndryshme të trupit, pra disa herë në pjesët më vitale”, tha gazetarja Tërshani./Klankosova

JU REKOMANDOJMË

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të mituri, ia publikon foton

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
04/11/2026 - 17:34

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismajl Qekiqat, 13-vjeçarit nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më...

Më shumëDetails

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
04/11/2026 - 17:21

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe Serbinë për mospërmbushjen...

Më shumëDetails

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Dhomat e Specializuara

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Dhomat e Specializuara
04/11/2026 - 17:06

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
04/11/2026 - 16:35

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit për media kjo seancë do të mbahet rreth orës 12:00. RENDI I...

Më shumëDetails

Kos: BE po dialogon me qeverinë e Kosovës lidhur me amendamentet e ligjit për Gjykatën Speciale

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
04/11/2026 - 16:22

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka folur për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, gjatë një konference të zhvilluar pas prezantimit të raportit të BE’së për reformat...

Më shumëDetails

Arrestohet i forti i Podujevës, “shitej kapadai” me armë në brez

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
04/11/2026 - 16:15

Një person është arrestuar sot në Podujevë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qytetari ka disa ditë që po lëvizte me armë në brez dhe në disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë