Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

04/11/2026 - 11:46
në Kryesore, Lajme
A A
AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari, i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit. Përveç këtij misioni, AUV ka nisur edhe një ‘mision’ të ri, misionin e propagadës në kurriz të bizneseve.

Më 31 tetor AUV ka lëshuar një komunikatë, duke thënë se ka vendos kthimin për në Serbi të 110 tonëve ushqim për kafshë për shkak të aflatoksinës B1 mbi nivelin e lejuar që ishte importuar në Kosovë nga kompania N.P.T. Haxhijaha SH.P.K. – Rahovec.

AUV në asnjë pjesë të njoftimit nuk ka thënë që kthimi të prodhuesi i kësaj sasie të madhe të ushqimit për kafshë po bëhet me kërkesë të importuesit N.P.T. Haxhijaha SH.P.K. Madje, në fund të njoftimit AUV thotë se do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe mbikëqyrjen e tregut, duke lënë të nënkuptohet se deri të ky vendim për kthim të mallit të prodhuesit ka ardhur pas gjetjeve nga kontrollet që bën AUV në terren. (Lexo: KËTU)

Mirëpo, e vërteta për këtë rast po del të jetë më ndryshe. Kjo pasi që kthimi i mallit për në Serbi është vendosur të bëhet pikërisht pas kërkesës zyrtare që vet N.P.T. Haxhijaha SH.P.K. i ka bërë AUV-it dy javë para vendimit.

Kompania N.P.T. Haxhijaha SH.P.K. për këtë rast ka publikuar një reagim, ku duke iu referuar njoftimit të AUV-it, thotë se njoftimi publik, pa pasqyrimin e plotë të kronologjisë dhe iniciativës së kompanisë sonë, mund të krijojë përshtypje të pasaktë në publik.

Kompania nga Rahoveci ka publikuar edhe kërkesën për miratimin e kthimit të mallit të prodhuesit, të cilën e ka protokolluar në AUV me 16 dhjetor.

Dhjetë (10) ditë pas kërkesës së Haxhijaha, inspektorët e AUV-it kanë vizituar kompaninë, duke hartuar procesverbal për gjendjen e konstatuar, të cilën e kishte ngritur vet importuesi nga Rahoveci.

Pesë (5) ditë pas këtij inspektimit, AUV kishte lëshuar njoftimin me titull “AUV vendos kthimin në Serbi të 110 tonëve ushqim për kafshë për shkak të aflatoksinës B1 mbi nivelin e lejuar”.

Ndryshe, më 29 gusht 2026, ministry Armend Muja kishte transferuar përkohësisht Bekim Hoxhën në pozitën e e Drejtorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të AUV, ndërsa në krye të AUV kishte vendosur Venera Çerkini, e cila gjatë vitit 2023 ishte emëruar Drejtoreshë Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Reagimi Publik i Haxhijaha:

Lidhur me njoftimin e AUVK-it të datës 31.10.2026 për kthimin e rreth 110 tonëve ushqim për kafshë te prodhuesi De Heus d.o.o., dëshirojmë të sqarojmë publikisht iniciativën dhe veprimet e kompanisë sonë.

HAXHIJAHA SH.P.K. e ka njoftuar vetë, vullnetarisht, AUVK-in dhe ka kërkuar ndihmën e tij për realizimin dhe monitorimin e kthimit të mallit, pas evidentimit të mospërputhjeve në cilësi. Kërkesa jonë është protokolluar më 16.10.2026, plot 15 ditë përpara publikimit të njoftimit.

E ritheksojmë: iniciativa për kthimin dhe kërkesa për përfshirjen e AUVK-it kanë ardhur nga HAXHIJAHA. Prodhuesi ka konfirmuar gjithashtu me shkrim pranimin e kthimit.

Sipas njohurive tona, jemi ndër kompanitë e para që kemi ndërmarrë një kërkesë të tillë vullnetare. Këtë hap e kemi bërë me përgjegjësi ndaj klientëve dhe me bindjen se transparenca dhe bashkëpunimi institucional janë mënyra e duhur për të vepruar.

Sqarojmë se kërkesa jonë për kthimin e mallit është bërë vullnetarisht për shkak të cilësisë jo adekuate, e jo për shkak të aflatoksinës. Arsyet dhe iniciativa jonë për kthim janë të dokumentuara në kërkesën e protokolluar në AUVK dhe në dokumentacionin përkatës të inspektimit zyrtar nga inspektorët.

Ne u besojmë institucioneve të Kosovës, e respektojmë rolin e tyre dhe mbetemi të gatshëm të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse. Pikërisht ky besim na ka shtyrë t’i drejtohemi vetë AUVK-it dhe të kërkojmë mbështetjen e tij.

Njëkohësisht, presim që informimi publik të jetë i saktë, i plotë dhe i mbështetur në dokumentacion. Konsiderojmë se njoftimi publik, pa pasqyrimin e plotë të kronologjisë dhe iniciativës së kompanisë sonë, mund të krijojë përshtypje të pasaktë në publik. Kemi kërkuar zyrtarisht që njoftimi të korrigjohet dhe të pasqyrojë drejt rrethanat dhe iniciativën tonë vullnetare.

Për 37 vite veprimtari, besimi i klientëve dhe fermerëve ka qenë themeli i punës sonë. Do të vazhdojmë ta ruajmë këtë besim me korrektësi, transparencë dhe përgjegjësi.

Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj!
HAXHIJAHA SH.P.K.
Rahovec

Tags: AUVHaxhijahaVenera Çerkini

JU REKOMANDOJMË

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti
04/11/2026 - 11:13

Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja...

Më shumëDetails

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)
04/11/2026 - 11:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar. Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa...

Më shumëDetails

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë
04/11/2026 - 10:56

Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës. Fitorja e tij erdhi...

Më shumëDetails

Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media

Operacioni me AKI-në, Prokuroria Speciale thërret konferencë për media
04/11/2026 - 10:48

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me një operacion të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë....

Më shumëDetails

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale
04/11/2026 - 10:47

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale. Familja...

Më shumëDetails

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor, zbardhen detajet

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor, zbardhen detajet
04/11/2026 - 10:47

Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg. Top Channel,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë