
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i ka dorëzuar çmimin “Qytetar nderi” dhe “Çelësin e qytetit” humanistit dhe njëherëshi drejtorit ekzekutiv të Islamic Relief, Moohamed Soliman, njofton Veriu Info.
Për këtë ka njoftuar vet Idrizi përmes llogarisë së tij në Facebook.
Ai është shprehur se çmimet janë ndarë në shenjë mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga Soliman ndaj qytetarëve vushtrrias.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që sot t’i dorëzoja çmimin “Qytetar nderi”, humanistit dhe njëherësh drejtorit ekzekutiv të Islamic Relief Kosova, Dr.Moohamed Soliman, çmim të cilin i kemi ndarë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për Komunën e Vushtrrisë.
Bashkë me çmimin, i dhurova edhe “Çelësin e qytetit”, si falënderim për gjithë mbështetjen e dhënë për qytetarët vushtrrias.
Komuna e Vushtrrisë është partnere e Islamic Relief Kosova në shumë projekte, si në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe mjekësisë.
Dr.Moohamed Soliman, ju faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Vushtrrisë!











