Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ka shkruar rreth vendimit të Qeverisë së Serbisë për të pranuar qarkullimin e papenguar në dhe nëpërmjet Serbisë të veturave me targa të Republikës së Kosovës.
“Le Monde” vëren për lexuesit e saj se “kjo mund të duket sikur s’është gjë, por konstituton përparim të normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Çështja e targave, vëren gazeta franceze, që për mëse dy vite “ka helmuar” marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “tashmë ka marrë fund”.
Më tej citohet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se do të analizojë veprimet e Serbisë në lidhje me pranimin dhe lejimin e targave për të pasuar me vendimin e njëjtë të heqjes së regjimit të afisheve.