Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von Cramon thotë se pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para

13/01/2024 - 08:08
në Lajme
A A
Von Cramon thotë se pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka nisur sot vizitën e saj katërditore në Kosovë, ka folur për agjendën e saj, realizimin e ëndrrës së kosovarëve për të lëvizur lirshëm në shtetet e BE-së, lëvizjen e lirshme me targa RKS edhe në territorin e Serbisë, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Asociacionin, normalizim e marrëdhënieve me Serbinë dhe tema të tjera.

Viola von Cramon, tha se ndjehet e turpëruar për atë që qytetarët e Kosovës kanë pritur kaq gjatë për liberalizimin e vizave sepse sipas saj, kriteret ishin përmbushur që në vitin 2018, ka thënë ajo për RTK.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, “por ajo që duhet të krijojmë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.

E sa i përket vizitës së saj në Kosovë, Cramon tha se është takuar me palë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm edhe nga opozita edhe nga qeveria, duke shtuar se është një pamje paksa e përzier dhe ka shumë rrugë për t’u bërë dhe ka një lloj niveli të frustrimit, në kuptimit e gjërave që nuk po ecin në mënyrën që do të duhej të ecnin.

Ajo tha se niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm te stabiliteti i qeverisjes, por edhe në të drejtat që opozita i gëzon.

“Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm te stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, tha von Cramon.

Von Cramon tha se do të donte të shihte që gjërat të lëvizin drejt integrimit evropian për çka duhet më shumë angazhim e përkushtim nga ana e qeverisë.

Kurse sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Von Cramon u shpreh se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë, por ajo që duhet, sipas saj, është presioni i madh nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të sigurohet që situata të tilla si ajo e Banjskës të mos përsëritën më, dhe që të shihet që edhe Serbia do t’i përmbushë zotimet e saj në kuptimin e njohjes.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, tha ajo.

Von Cramon tha se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë