Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë 12.01.2024-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Foto ilustrim













