Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia akuzon shqiptarët për plaçkitjen e shtëpive të serbëve të kthyer – policia e prokuroria mohojnë rastet

18/01/2024 - 18:19
në Kryesore, Lajme
A A
Serbia akuzon shqiptarët për plaçkitjen e shtëpive të serbëve të kthyer – policia e prokuroria mohojnë rastet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më datën 17 janar rreth orës 15:05 në fshatin Lubozhdë të Istogut, Policia e Kosovës është informuar për thyerjen e dy shtëpive.

Shtëpitë raportohet të jenë të serbëve të kthyer.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Megjithatë, Gashi ka thënë se njësitë kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe së bashku me mbikëqyrësin e shtëpive, kanë parë që vetëm dritaret e shtëpisë kanë qenë të hapura pa forcë, dhe nuk ka munguar asgjë në shtëpi.
Ndërkaq, për rastin është informuar edhe prokuroria. Shkodran Nikçi, zyrtari për informim i Prokurorisë së Pejës, ka thënë se dëmtimet e këtyre shtëpive nuk janë shkaktuar nga faktori njeri.

“Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorin për rastin në fjalë. Nuk janë parë dëmtime të mëdha ose që janë shkaktuar nga faktori njeri”, deklaroi Nikçi.

Tutje, ai konfirmoi se pronarët e këtyre shtëpive nuk gjenden në Kosovë. “Prokurori ka njoftuar policinë që fillimisht të intervistojnë palët e dëmtuara pasi që asnjëra palë nuk gjendet brenda territorit të Kosovës. Nëse del ndonjë informatë shtesë, atëherë do të shkojë deri te identifikimi i dëmit”, ka thënë Nicki.

Në ndërkohë, në lidhje me këtë rast dhe raste tjera, ka reaguar Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Ata kanë akuzuar në mënyrë të pabazë se “ekstremistët shqiptarë” i kanë kryer këto akte me qëllim frikësimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova.

“Sulmet e tilla të shpeshta ndaj popullit paqësor serb që thjesht duan të jetojnë në shtëpitë e tyre, veçanërisht ndaj të kthyerve tanë që janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, është një mesazh më se i qartë nga ekstremistët shqiptarë se ata nuk duan të ndërtojnë një bashkëjetesë paqësore dhe se po bëjnë gjithçka për të trembur dhe dëbuar serbët”, ka thënë kjo Zyrë.

Kjo zyrë thotë se që nga fillimi i këtij viti, në Kosovë janë thyer edhe tri shtëpi tjera “të serbëve të kthyer”.

Zyra e drejtuar nga Petar Petkoviqi, thotë se politikanët e Kosovës nuk po i dënojnë këto raste, por përkundrazi, “në deklaratat e tyre i vënë në cak serbët dhe në këtë mënyrë gjenerojnë dhunë në terren dhe çdo lëvizje e tyre shërben për të bërë jetën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë të pamundur”.

Zyra e Petkoviqit ka reaguar edhe për një rast tjetër që ka ndodhur në Plemetin të Obiliqit, rast për të cilin Serbia e drejton gishtin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kjo praktikë e frikësimit të serbëve ka qenë veçanërisht dominuese që nga ardhja e Kurtit në pushtet, pasi kemi regjistruar incidente të shumta, të cilat synojnë të kërcënojnë mbijetesën e popullit serb në” në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se ka ndodhur një vjedhje e bombolave të mbushura me oksigjen dhe acetilen bashkë me gypat përcjellës.

Vjedhja e këtyre mjeteve ka ndodhur në një punëtori saldimi.

“Më datë 15.01.2024, ankuesi ka denoncuar në stacionin policor në Obiliq, një rast të vjedhjes së dy bombolave të mbushura me oksigjen dhe acetilen bashkë me gypat përcjellës, të ndodhur në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit. Këto pajisje janë vjedhur nga punëtoria të cilat i njëjti i ka përdorur si mjete pune prej salduesi. Me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e Rëndë’ me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci, teksa theksoi se raste të tjera të tilla në atë zonë në harkun e njëjtë kohor nuk janë raportuar.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë