Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK dërgon një kontigjent në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar ushtarakë të Ukrainës

18/01/2024 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
FSK dërgon një kontigjent në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar ushtarakë të Ukrainës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Ministrinë e Mbrojtjes të enjten është mbajtur ceremonia e nisjes së Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacionin INTERFLEX, që realizohet në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i MM-së, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Paul O’Connor, drejtori i NALT, gjeneral brigade, Ralf Hammerstein, zv.Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, si dhe zyrtarë të lartë dhe oficerë të MM-së dhe FSK-së, si dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë rast tha se sot po shënohet një sukses i radhës i FSK-së dhe një arritje tjetër e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së, në kuadër të Operacionit INTERFLEX, për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Mbretëria e Bashkuar si drejtuese e këtij aktiviteti shumëkombësh, ka në përkushtimin, integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtet ndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, u shpreh ministri Maqedonci duke shtuar se Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe e përkushtuar që të japë kontributin e saj për paqe dhe stabilitet jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Në fund, ministri Maqedonci, i uroi kontingjentit të FSK-së punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre fisnike dhe përmbyllje të suksesshme të misionit.

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh i lumtur që përmes bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Britanike është arritur që të dërgohet ky kontingjent i ushtarakëve të FSK-së, si instruktorë në operacionin INTERFLEX.

“Si popull kemi kaluar shumë sfida dhe jemi ballafaquar vazhdimisht me agresorë, ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e këtij misioni. Andaj, e kemi obligim të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, ashtu siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët tanë, në kohët më të vështira”, u shpreh Gjeneral Jashari, duke shtuar se ky mision i rëndësishëm dhe misione të ngjashme ku po angazhohet FSK, po tregojnë qartë që Kosova dita-ditës po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues të paqes në botë dhe i vlerave të mirëfillta demokratike.

Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua edhe zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, i cili u shpreh i kënaqur që Kosova ka përkrahur dhe ka demonstruar solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, që nga fillimi i luftës. Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e FSK-së në këtë operacion vital në ndihmë të Ukrainës, dhe falënderoi ministrin Maqedonci, Gjeneral Jasharin, pjesëtarët e kontingjentit pjesëmarrës në këtë Operacion dhe të gjithë të përfshirët nga të dyja vendet, të cilët kanë mundësuar zhvillimin e këtij partneriteti.

Operacioni INTERFEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së Ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

“Ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë