Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë

17/02/2024 - 16:26
në Lajme, Ndryshe
A A
Lanë Gjermaninë e Finlandën: Dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës… Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimit ka ngritur shqetësim se “kriza e punëtorëve” në vend do të përkeqësohet.

Por, historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.

Numri i saktë i personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet e Perëndimit, nuk dihet. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, në pikat kufitare të Kosovës u ripranuan 90 persona nga shtete të ndryshme.

Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në mesin e mbi dhjetë mijë imigrantëve në Kosovë gjatë vitit 2022, përfshihen edhe të kthyerit apo të riatdhesuarit.

Por, edhe pse numri i saktë i tyre nuk dihet, rrëfimet e të kthyerve në Kosovë mbartin disa ngjashmëri: mallin për të afërmit, jetën e ngarkuar nga puna dhe ankesat për çmimet e taksat e shtrenjta.

Nga Gjermania në Rahovec: “E dëgjova zemrën time”
Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme kirurgjike e detyruan Neki Hotin nga fshati Ratkoc i Rahovecit të mendonte për një jetë që s’e kishte dashur kurrë.

“Operacioni i dytë më ka kushtuar shumë. Për fat të mirë, shpëtova. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të shkoj të jetoj në kurbet. Por, pastaj aplikova për vizë pune katër herë”, kujton 36-vjeçari.

Aplikimi i katërt i Nekiut pati sukses. Më 10 tetor të vitit 2022, ai udhëtoi për në Shtutgart të Gjermanisë, me një kontratë pune. Ai do ta bënte të njëjtën punë sikurse në Kosovë: do të punonte në fasada të ndërtesave.

Por, ajo ditë, pavarësisht të gjitha përgatitjeve, ia ka lënë një shije të hidhur në mendje.

“Më la përshtypje jo të mira dita e parë, se këtu i lashë prindërit dhe gruan me tre fëmijët, pa ndihmën e askujt. Ata mua më kishin krah të djathtë për gjithçka”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse kishte rreth vetes familjarë të tjerë në Gjermani, si dhe shokë të tjerë nga fëmijëria në Rahovec, ai nisi të fillonte të mendonte për kthimin në Kosovë qysh pesë muaj më vonë.

“Në mars nisa të mendoj për t’u kthyer dhe i thashë shefit atje, në Gjermani, që po kthehem në Kosovë. Ta them të drejtën, e lajmërova edhe ish-shefin në Kosovë që po kthehem”, kujton ai.

Në atë periudhë, të afërmit e bindën që të vazhdonte të qëndronte në Gjermani. Por, ai nuk duroi edhe shumë gjatë dhe në fund të gushtit mori përfundimisht biletën e kthimit për në vendlindje.

“Nuk jam penduar që jam kthyer. Kam ardhur në vendin tim, te fëmijët e mi, te familja ime. Unë, thjesht, e kam dëgjuar zemrën time ku po fle”, thotë Nekiu.

Ai tregon se është i kënaqur me kushtet e punës që bën në Kosovë, pasi thotë se merr pagë të mirë, shkaku i përvojës së tij 17-vjeçare në këtë profesion.

“Por, në fakt, nuk ia vlen me këtë profesionin tim që e kam… nuk ia vlen të shkosh [jashtë] ta maltretosh veten, ta ndërtosh jetën prej zeros”, thotë ai.

Nga Finlanda në Mitrovicë të Jugut: “Kosovën nuk e ndërroj me asnjë vend në botë”
Pesë vjet më parë, një i ri nga Mitrovica e Jugut dhe bashkëshortja e tij blenë bileta njëdrejtimëshe nga Kosova për në Finlandë.

Si vetëm 21-vjeçar, ai filloi të punonte në instalimin e ventilatorëve, ndërsa bashkëshortja e tij qëndronte në shtëpi.

Me kalimin e kohës, të dy u dorëzuan nga jetesa jashtë Kosovës. Bashkëshortja e tij u kthye rreth dy vjet pas shpërnguljes në Finlandë, ndërsa 26-vjeçari ka rreth gjashtë muaj që është kthyer në vendlindjen e tij.

“[Jashtë orarit të punës] flija. Punoja rreth 12-13 orë në ditë. E kam provuar [se si është] të rrish pa ngrënë e gjithqysh. I di të gjitha hallet. Sikur të më thonë që dhjetë mijë euro e ke rrogën, nuk shkoj më”, thotë mitrovicasi, që tani punon si taksist.

Ai thotë se vendimin për t’u kthyer, e mori shkaku i punës së vështirë dhe çmimeve e taksave të larta në Finlandë, që e linin pa kursime në fund të muajit, e kështu edhe pa mundësinë për të blerë biletë për ta vizituar Kosovën.

“A e di se sa njerëz janë kthyer në Mitrovicë? Krejt janë taksistë ose punojnë në ndërtimtari. Këtu s’e dinë se si është atje. Ti u tregon, ata thonë ‘këqyre, për inat po flet’”, thotë ai.

Ndër arsyet kryesore që kanë nxitur kosovarët drejt emigrimit, është punësimi, sipas ASK-së, që në Kosovë arrin deri në 12 për qind.

Paga mesatare në vend, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022, është 521 euro në muaj, dukshëm më e ulët sesa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nisjes së luftës ruse në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.

I nxitur nga këto kushte, mitrovicasi e kishte provuar të jetonte edhe në Gjermani, por sërish u zhgënjye: nuk arrinte të fitonte aq sa kishte menduar.

“Me Kosovën nuk e ndërroj asnjë vend në botë. Asnjë vend s’është më i mirë se Kosova”, thotë ai./REL/

JU REKOMANDOJMË

KFOR-i konfirmon vendosjen e Policisë mbi urën e Ibrit: Tranzicion gradual, jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi

KFOR-i konfirmon vendosjen e Policisë mbi urën e Ibrit: Tranzicion gradual, jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi
10/08/2026 - 15:35

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, konfirmoi se ka nisur një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë....

Më shumëDetails

Deputeti i LVV-së: S’ka dobi të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për Presidentin, çdo ditë që kalon pastaj e di që je afër zgjedhjeve

Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
10/08/2026 - 15:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se “nuk ka dobi” të konstituohet Kuvendi, pa një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Ai tha në Kosova Live në T7...

Më shumëDetails

Vuçiq pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit

Vuçiq pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit
10/08/2026 - 15:00

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post, ndërsa zgjedhjet atje pritet të mbahen në vjeshtë, po e feston deklaratën e Zelenskyyt...

Më shumëDetails

Berisha: Duhet të reagojmë, shteti po shpërbëhet para syve tanë

Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
10/08/2026 - 14:50

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim politik dhe qytetar, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale në vend. Berisha ka thënë...

Më shumëDetails

Lushtaku: U bë normalitet shkelja e Kushtetutës nga pushteti

Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh
10/08/2026 - 14:35

Deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar vonesat për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se shkelja e...

Më shumëDetails

Armend Muja konfirmon analizat e AUV për Qumështin Vita: Po, është e vërtetë – në një mostër s’është gjetur as vaj palme, as qumësht pluhur

Armend Muja konfirmon analizat e AUV për Qumështin Vita: Po, është e vërtetë – në një mostër s’është gjetur as vaj palme, as qumësht pluhur
10/08/2026 - 14:20

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e ka pranuar se në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme. Në një konferencë për media, ai ka ekspozuar disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë