Në rrjetin social “X” është publikuar një video e një feste që thuhet të ketë ndodhur në resotrin e skijimit në Kopaonik. Siç aludohet nga politikani serb, Nemanja Sarovic, personi që shihet vetëm nga pjesa e pasme dyshohet të jetë Milan Radojicic.
Siç raporton “Danas”, në këtë video shihen disa njerëz të cilët e mbajnë një banerë me mbishkrime çirilicë e ku thuhet “Gëzuar ditëlindjen komandant”, ndërkohë që s’mund të vërtetohet nëse është vërtetë Milan Radojicic.
Milan Radojicic ka lindur më 21 shkurt të vitit 1978 në Gjakovë dhe është pronar i hotelit luksoz “Grey” në Kopaonik.
Radjojicic tashmë kërkohet nga Interpoli si autori dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë që ka ndodhur më 24 shtator 2023.













