Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar: Jemi të shqetësuar, Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner

23/02/2024 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Escobar: Jemi të shqetësuar, Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përsëriti se SHBA është e shqetësuar se Qeveria e Kosovës nuk e trajton si partnere, dhe shtoi se është diskutuar mënyra se si qeveria Kurti ka ndryshuar politikën për transaksionet e pagesave që ka të bëjë me dinarin serb, zbatimi i së cilës është diskutuar më herët.

Në intervistën për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), Escobar është pyetur nëse do të ketë pasoja për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ai shumë herë është kritikuar nga SHBA-ja për mënyrën se si i zbatoi rregullat e reja lidhur me dinarin serb.

“Nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe rrezikojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë Escobar.

Më tej Escobar ka thënë se në kuadër të dialogut ka dy gjëra të rëndësishme.

“Njëra është se Asociacioni i komunave me shumicë serbe – formimi i së cilit është obligim dhe për sa na takon neve duhet të përmbushet – përfshin zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente, elektronike në përputhje me ligjet e Kosovës. Dhe ne e mbështesim atë. Me fjalë të tjera, ky është një problem që do të zgjidhej përmes Asociacionit. Kemi disa shqetësime për këtë: i pari është ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet e përgjegjshme nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e tyre të përditshme. Imagjinoni që tani Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme në Amerikë (IRS) një ditë vendos të ndryshojë sistemin e taksave, pa lëshuar asnjë udhëzim apo njoftim. Epo, kjo do të kishte pasoja të mëdha për biznesin. Së dyti, ata nuk kanë biseduar me komunitetin lokal, i cili varet nga përfitimet sociale nga Serbia. Së treti, Kosova nuk ka dhënë asnjë alternativë, për shembull një grua është drejtuar në ambasadën tonë e cila është 100% e varur nga përfitimet sociale, sepse kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara, ajo nuk ka alternativë. Më pas, Kosova refuzoi asistencën teknike të QUINT-it për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik dhe nuk do të prishte jetën e njerëzve. Më në fund, në samitin në Shkup (takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në janar 2024), gjashtë vende diskutuan për një sistem pagese që mund të aplikohet në të gjitha vendet. Pra, gjithçka që duhej të bënte Kosova ishte të priste dhe të merrte një sistem transparent”, tha Escobar.

I pyetur nëse është i kënaqur se si Serbia i përmbush detyrimet e saj në kuadër të dialogut dhe çfarë pritet nga Beogradi në vijim, Escobar tha se nga Beogradi ka pritshmëri të qarta në dialog dhe disa u përmbushën- siç është pranimi i targave dhe dokumenteve doganore të Kosovës.

“Ne duam që Serbia ta bëjë këtë duke e futur në mënyrë të pakthyeshme dhe formale në ligje apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por ka disa gjëra të tjera që janë premtuar dhe nuk janë bërë – për shembull nxjerrja para drejtësisë e atyre që janë përgjegjës për pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë më 24 shtator. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal”, tha Escobar.

Javën që shkoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Në një konferencë për media, Miller ritheksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi për qëllim të jemi aktivë në përdorimin e mjeteve diplomatike për të adresuar këtë problematikë. Dëshirojmë që palët të rikthehen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe, përveç kësaj, nuk do të dëshiroja të bëj parashikime për veprime të veçanta nga pozita ime,” u shpreh Miller.

Më 1 shkurt 2024 ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila thekson se valuta e vetme në Kosovë është euro.

Kjo ka ngjallur edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar.

BE dhe SHBA ka kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Kurti, ka ripërsëritur se nuk do të ndërhyjë në vendimin e pavarur të BQK-së. Ai ka theksuar se serbëve në Kosovë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se kjo është një periudhë tranzicioni dhe se po punojnë për informacione më të plota.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara
02/10/2026 - 22:41

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën...

Më shumëDetails

Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
02/10/2026 - 22:30

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra. Nagavci, në Kanal10 ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura...

Më shumëDetails

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
02/10/2026 - 22:22

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka thënë se është i gatshëm që të bëhet pjesë e politikës. Ai në T7, ka thënë se ai tani është në...

Më shumëDetails

Koci: Pas deklaratës së Von der Leyen jam optimist se nisma e PDK-së mund të kalojë

Koci: Pas deklaratës së Von der Leyen jam optimist se nisma e PDK-së mund të kalojë
02/10/2026 - 21:54

Analisti politik, Melazim Koci, është shprehur pro projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike për ndryshimin e Ligjit për Specialen. Ai tha se ndryshimet e propozuara nga kjo parti,...

Më shumëDetails

“Kushtëzime të tilla nuk i bëjnë mirë krerëve të UÇK-së” – Nagavci i përgjigjet Hamzës

“Kushtëzime të tilla nuk i bëjnë mirë krerëve të UÇK-së” – Nagavci i përgjigjet Hamzës
02/10/2026 - 21:45

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar kushtëzimet e PDK-së lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara. Nagavci tha se kushtëzime të tilla, sipas...

Më shumëDetails

Në prag të përfundimit të mandatit, Ulutash takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, KFOR jep detaje

Në prag të përfundimit të mandatit, Ulutash takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, KFOR jep detaje
02/10/2026 - 21:36

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneralin Milan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    426 Shpërndaje
    Shpërndaje 170 Tweet 107
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1537 Shpërndaje
    Shpërndaje 615 Tweet 384
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    393 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    466 Shpërndaje
    Shpërndaje 186 Tweet 117

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë