Ish-krerët e PDK-së kanë reaguar ndaj verdiktit dënues të Speciales ndaj Hashim Thaçin, në rastin e dytë, i cili është shqiptuar sot.
Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi e kanë vlerësuar si të padrejtë këtë verdikt.
Ata kanë bërë me dije se askush nuk mund të mohojë rolin vendimtar të Hashim Thaçit në historinë e Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se se nuk ka vendim të gjykatës që Hashim Thaçit mund të ia marr vendin e kryeprotagonistit të historisë së Kosovës.
“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës. Rolin e tij në momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë nuk mund ta zhbëjë askush. President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”, ka shkruar Hazma.
Edhe ish-kryetari Memi Krasniqi ka reaguar ashpër.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky është verdikt i turpshëm i drejtësisë.
“Edhe një verdikt i turpshëm që vetëm drejtësi nuk solli! Populli ynë lirinë e fitoi me luftë e sakrificë dhe të vërtetën do ta mbrojë me të njëjtën vendosmëri! Asnjë vendim gjykate nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, ta ndryshojë historinë tonë apo ta zhbëjë të drejtën e një populli për liri! Me Presidentin Thaçi dhe shokët e tij, deri në liri!”, ka shkruar ai.














