Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Blerim Shala: Viti i rrezikshëm për Perëndimin

09/03/2024 - 10:50
në Opinione
A A
Shkruan Blerim Shala: Viti i rrezikshëm për Perëndimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Blerim Shala

Kushdo që ka lexuar libra të shumtë për atë periudhën në historinë evropiane e cila i paraprinë shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore  (veçmas prej ardhjes së Adolf Hitlerit në pushtet në Gjermani, në vitin 1933), mbërrin te një konkludim i njëjtë: Lufta e madhe, kryekëput për shkak të politikës naziste, ka qenë e paevitueshme dhe e pashmangshme, si reflektim i synimeve të Hitlerit, si dhe të një Evrope perëndimore e cila ishte ende e rraskapitur nga Lufta e Parë Botërore.

Të mos harrojmë: Vetëm 21 vjet i ndajnë dy luftëra botërore. Madje, ka mendimtarë të shquar, si Henry Kissinger, i cili ka theksuar që kemi të bëjmë me një luftë të re tridhjetëvjeçare në Evropë  (ajo e para ka qenë në vitet 1618-1648), e cila lidhë vitin 1914 (kur nisi Lufta e Parë Botërore) me vitin 1945 (kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore).

Sidoqoftë, jo vetëm qytetarët anekënd kontinentit të vjetër, por në masë të madhe edhe elitat politike të shteteve kryesore evropiane, nuk e kuptonin dot atëbotë çfarë tragjedie ishte në përgatitje e sipër në Berlin. Apo, edhe nuk donin të shihnin çfarë ishte fare e qartë: Që një tjetër luftë do t’i ndodhë Evropës.

Në teori, Gjermania naziste ka mundur të ndalet, por jo më në vitet 1938, 1939, por disa vite më parë. Berlini ka qenë ende larg sigurimit të armatimit ofenziv. Ushtarakisht, Britania e Madhe dhe Franca, në ato vitet e para kur Hitleri ishte kancelar, do të mund t’ia impononin atij respektimin e kufizimeve ushtarake, të cilat ishin definuar në Traktatin e Versailles. Por, Londra dhe Parisi  (Washingtoni ishte atëherë shumë larg zhvillimeve në Evropë), vlerësuan që Hitleri nuk do të shkojë aq larg, dhe në anën tjetër, e dinin që popullata e tyre nuk do luftë.

Me atë të moçmen, ‘kur thehet qerrja, rrugët gjinden’, ngjau historia e njohur për të gjithë ne.

Amerika, pas vitit 1945, mbeti në Evropë, si forcë ushtarake, politike, financiare, ekonomike, teksa nga lindja në Evropën qendrore depërtoi Bashkimi Sovjetik.

Kjo fjalia e fundit, me siguri që do t’i pëlqente, si një gjendje eventuale ushtarake dhe politike e kohës së sotme, Vladimir Putinit, Presidentit të Rusisë. Zatën, kur ai ia mësyu para më shumë se dy viteve Ukrainës, flitej me të madhe, nga ana e bashkëpunëtorëve të tij që si të merr fund kjo luftë  (me pushtimin e plotë të Ukrainës, i cili duhej të bëhej për disa ditë, më së shumti dy javë), duhet të organizohet një Konferencë e re e Jaltës, në mes të Rusisë dhe Amerikës për caktimin e Zonave të interesit rus dhe amerikan në Evropë.

Evropa, në atë vizionin e Putinit, duhet të ndahet në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

Natyrisht, Evropa dhe Bota e vitit 2024 dallojnë shumë prej asaj të vitit 1944, kur Amerika, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, vendosën se si do të duhej të dukej Rendi evropian dhe ndërkombëtarë pas përfundimit të luftës.

Çfarë megjithatë është e përbashkët në mes të dy situatave, asaj të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar dhe kësaj të dekadës së tretë të këtij qindvjeçari, është rreziku real, i matshëm, për një luftë të re të madhe evropiane në mes të Rusisë dhe Perëndimit.

Putini dëshiron të zgjerojë sa më shumë që është e mundur, kah Perëndimi, shtetin e tij. Ai llogaritë që herët a vonë, demokracitë edhe ashtu të brishta perëndimore, do të jenë të gatshme të bëjnë marrëveshje me te, e cila do t’i ofronte atij koncesione të ndjeshme territoriale, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Moldavi.

Tek e mbramta, analizat e tij bazohen edhe në zmbrapsjen evidente të muajve të fundit të shteteve kryesore të Perëndimit kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake për Kijevin zyrtar.

Putin nuk mërzitet për viktimat e shumta të forcave të tij në front. Ai nuk ka opinion publik. Ai nuk ka demokraci. Ai nuk e ka të rrezikuar pushtetin prej askujt. Vetëm vdekja mund ta ndalë atë.

Ai është vendimmarrësi i vetëm në Moskë.

Në këto rrethanat e jashtëzakonshme çfarë është lufta, demokracitë, me vendimmarrjen e tyre edhe ashtu të ndërlikuar  (me qëllim të vetëm për të pamundësuar keqpërdorimin e pushtetit), e kanë shumë më vështirë të përballen me autokracitë. Kjo punë dihet që prej Luftës së Peleponezit  (në mes Athinës dhe Spartës), e këndej.

Në anën tjetër, Evropa dhe Amerikanë kanë sivjet zgjedhje që do të mund të kthejnë përmbys partneritetin trans-atlantik, të cilin me mund e këndelli Administrata e Presidentit Biden prej vitit 2021.

Duket që ky vit do të jetë shumë i rëndë për Perëndimin. Dhe për ne, si Kosovë, sepse ne jemi pjesë e Perëndimit.

JU REKOMANDOJMË

Shërimi i shpresës

Shërimi i shpresës
14/05/2026 - 13:00

A thua ka ndryshuar diç ka pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve në Durrës? Shkruan: Ben Andoni Dëgjoni uturimën e llahtarshme të motorëve dhe boritë e shfrenuara të...

Më shumëDetails

Çka tha Hashim Thaçi

Tasholli: Kurti, politikëbërjen e përjeton si pazar
12/05/2026 - 15:54

Intervista e fundit e Hashim Thaçit prej Hagës nuk ishte veç intervistë. Ishte ni britmë prej ni njeriu që po mundohet me ia rikujtu Europës çka ka thanë...

Më shumëDetails

Mbi fajin që kurrë nuk është jetim

Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
07/05/2026 - 11:04

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, goditjet më të mëdha në sistem i kanë përjetuar Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, të cilët qartë shihet se kanë mbetur...

Më shumëDetails

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës
04/05/2026 - 11:37

Recension mbi librin “Mësuesi ishte vrasës: një histori e vërtetë spiunazhi në Kosovë” të autorit Visar Duriqi (2026) Shkruan: Burim Ramadani Është një pasqyrë tronditëse e së vërtetës...

Më shumëDetails

TESTAMENT

TESTAMENT
24/04/2026 - 14:41

NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin...

Më shumëDetails

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
23/04/2026 - 14:41

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë