Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A e ‘shtensionoi’ Hovenier-i Sveçlën qe një muaj që s’po duket gjëkundi?

10/03/2024 - 19:48
në Kryesore, Lajme
A A
A e ‘shtensionoi’ Hovenier-i Sveçlën qe një muaj që s’po duket gjëkundi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka më shumë se një muaj që kur ‘vrulli’ i Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është ndalur si me dorë kur emri i tij i përvetshëm u shënua në komunikatën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, si “ngritës i panevojshëm i tensioneve etnike”.

Kjo në dritën e një aktivizimi të pareshtur të Sveçlës edhe në dukje me veshje taktike, duke marrë pjesë në aksione policore në veri; duke rrëzuar billborde bashkë me punëtorë kompanish të kontraktuara; duke mbyllur disa zyre të strukturave paralele serbe; e krejt këto duke i proklamuar nën moton e reduktuar të sundimit të ligjit “në çdo cep të Republikës”.

Madje, për t’i dhënë kreshendo këtij ‘vrulli’ të madh – i thurrur krykëput për marrëdhënie me publike, i.e një përdredhje për kinse çjerrje të prekjes institucionale serbe në Kosovë – Sveçla me pompozitet do t’i binte toneve se “institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Pavarësisht asaj se do të përgenjështrohet brenda ditësh nga Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “më ka dhënë fjalën” se institucionet arsimore dhe shëndetësore të Serbisë “nuk do të preken”; do të thotë, institucione të Serbisë.

Anash përgnjeshtrimit të Svçelës, më me peshë do të ishte përmendja e tij nga Hovenier në një komunikatë për media të lëshuar thuajse në pikë të natës në vazhdën e krekosjes ditë e më të madhe të Sveçlës.

Aty – përveç që referencë ishin aksionet policore të drejtuara nga Ministria e Brendshme (i.e Xhelal Sveçla) dhe konfiskim të një automjeti që bartte pagesa në dinarë për përfitues të ndihmave sociale në Gorazhdec të Pejës – Hovenier u detyrua të rikujtojë që Kosova, në themelet e saj, është (lexo: duhet) të jetë demokraci multietnike; dhe se “promovimi i këtij vizioni është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës”.

Sveçla, që atë ditë, në profilin e tij, ka veçse postime ceremoniale dhe të një karakteri krejt tjetër; i ndalur si me dorë. Në fjalë tjera, një Xhelal Sveçël para 2 shkurtit, dhe një Xhelal Sveçël “të relaksuar” pas 3 shkurtit.

Visar Ymeri, ish-bashkëpartiaku i tij, ishte i pari që veprimet e Sveçlës dhe denoncimin e ashpër nga ambasadori amerikan e kishte lexuar në një dritë hiç premtuese, për çka në një prononcim për Nacionalen kishte vlerësuar “Sveçla këtë nuk do ta kalojë lehtë”.

“Në deklaratë, për herë të parë, vihet në spikamë drejtpërdrejt roli i Ministrit të Brendshëm në këto veprime që kanë ngritur shqetësimin e ShBA-ve. Nuk është as diplomatike e as e shpeshtë ky veçim i njërit prej ministrave dhe ky personalizim i vendimeve e veprimeve qeveritare, dhe kam dronë nuk është një gjë të cilën ministri Sveçla do ta kalojë lehtë”, ma pati thënë Ymeri.

Paraqitjet e çuditshme të Sveçlës nëpër aksione policore ishin komentuar me të madhe në vend, për çka vlerësohej se “po sillet sikur të ishte komandant”.

“Qysh është e mundshme ministri me shku në bastisjes, qofshin struktura paralele, qofshin ISIS, qoftë Al-Qaeda, qoftë Radoiçiq. Këto janë veprime policore”, shprehej Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKi.

“Shkojnë në objektin e strukturës paralele në Dragash dy ministra në bastisje dhe çka gjejnë aty? Fotografinë e këshilltarit të kryeministrit. A po kuptoni. Ai emërimin e këshilltarit të kryeministrit ka kaluar ndonjë filtër. Nuk është i regjimit të kaluar ai këshilltari atë e ka emëruar kryeministri”, ka thënë Ramadani.

Edhe profesori universitar dhe filozofi, Blerim Latifi, shprehej i habitur me paraqitjet kontroverze të ministrit Sveçla. “Ministri me marr pjesë në operacione policore është gabim. Në shtetet demokratike nuk ndodhin ato sene”, shprehej ai,.

“Ministri i Punëve të Brendshme në shtetet demokratike nuk guxon me dalë pothuajse se i uniformuar. Sveçla është duke e dhënë përshtypjen se ai është një lloj komandanti”, është shprehur edhe Latifi.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë