Gazetari Besnik Tahiri ka treguar se emisari amerikan Gabriel Escobar, ka pasur kërkesë për kryeministrin Albin Kurti, që lidhet direkt me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Escobar ka pasë kërkesë për Kurtin duke thënë se ‘pse po printi kaq gjatë dhe nuk po e dërgoni draft-statutin e 21 tetorit në Gjykatën Kushtetuese. Këtë hap po e presin të gjithë’”, është shprehur Tahiri, në Klan Kosova.
Ai ka komentuar edhe qëndrimet e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që sipas tij ka një rol “tërhiq e mos këput”. Këtë e ka thënë ai duke analizuar deklarata e Konjufcës dhënë për Manastirin e Deçanit./Klankosova/











