Kryetari i partisë së serbëve në Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq në një përgjigje për emisionin “Expose” prodhim i GazetaBlic thekson se Qeveria e Kosovës nuk po e kupton realitetin në veri të Kosovës.
Jabllanoviq thekson se, përveç Qeverisë edhe Partia Demokratike e Kosovës është plotësisht kundër realitetit në terren dhe sipas tij nuk janë në gjendje të kuptojnë frikën dhe nevojat e popullit shumicë në veri të Kosovës.
“Është shumë e qartë se Qeveria e Kosovës nuk e ka kuptuar realitetin që ekziston në veri të Kosovës dhe faktin se rreth 96% e popullsisë janë serbë. Kjo tregon nga tentativa e “zgjedhjeve” të vitit të kaluar, pushtimi i objekteve komunale me ndihmën e policisë, përmes vendimeve jolegjitime që asambletë dhe kryetarët jolegjitimë u përpoqën të merrnin dhe t’i zbatonin me ndihmën e policisë”, tha Jabllanoviq.
“Ky është një sinjal i qartë se Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë qartë dhe plotësisht kundër realitetit në terren dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë frikën dhe nevojat e popullit shumicë në veri të Kosovës”, shton ai.
Tutje sipas Jabllanoviqit, Qeveria aktuale do të bëjë gjithçka për të penguar procesin e zëvëendësimit të kryetarëve.
“Është e sigurt se qeveria aktuale do të bëjë gjithçka për të penguar apo ngadalësuar procesin e zëvendësimit të kryetarëve, si dhe është e mundur që të kryhen veprime të dhunshme shtesë ndaj serbëve, të gjitha me synimin për t’i larguar ata nga procedura e fajësimi i kryetarit, i cili në vetvete është i gabuar dhe paraqet rrezik precedent për të gjitha komunat e Kosovës në të ardhmen”, tha Jabllanoviq.
“Pra, sigurisht që pres nga Qeveria e Kosovës lëvizje të mëtejshme dëshpëruese dhe pengim të të gjitha proceseve politike në të cilat duhet të përfshihen serbët dhe shqiptarët”, tha Jabllanoviq për Expose.












