Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë janë “Javelin” dhe “NLAW”, armët që Serbia frikësohet se Britania ia ka dhuruar Kosovës

17/04/2022 - 08:58
në Lajme
A A
Çfarë janë “Javelin” dhe “NLAW”, armët që Serbia frikësohet se Britania ia ka dhuruar Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga të katër anët.

Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore.

Bëhet fjalë për raktet efikase anti-tanik që i kanë ndihmuar forcave ukrainse për t’i fituar disa beteja, duke shkatërruar me sukses tanket ruse në luftën që po vazhdon nga 25 shkurti i këtij viti.

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve. Bartet në supe dhe qëllon cakun në mënyrë automatike pas lansimit, duke i mundësuar bartësit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet. Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku caku është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur. Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë sipas të dhënave në Wikipedia, kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

“NLAW” është po ashtu një armë anti-tank, i njohur si “vrasësi më i sofistikuar i tankeve”, që ka fuqinë që t’i shkatërrojë edhe tanket më të sofistikuara. Është armë e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përdorur në të gjitha ambientet gjatë luftimeve. Është armë e konceptuar dhe e ndërtuar nga Suedia, të cilën që nga viti 2001 e përdor edhe Britania e Madhe si zëvendësim për “LAW 80s”. “NLAW” është e dizajnuar për t’u përdorur nga forcat e këmbësorisë dhe peshon vetëm 12.5 kilogramë si dhe është efikase në distancë mes 25 deri në 800 metra. Është jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të sulmojë pothuajse nga çdo pozicion. Me këtë armë, mund të qëllohet nga brenda një ndërtese, nga një bodrum ose nga kati i dytë i një ndërtese jashtë rrezes së shumicës së tankeve. Çmimi për njësi i kësaj arme sillet nga 30 mijë deri në 40 mijë dollarë.

Sipas medias serbe Novosti, presidenti Aleksandar Vuçiq do të kërkojë llogari nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson për furnizimin e Kosovës me këto armë dhe trajnimin e ushtarëve të FSK-së për përdorimin e tyre.

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”. Në këtë njoftim nuk është dhënë ndonjë informacion, të tillë çfarë ka media serbe, e me gjasë edhe presidenca serbe.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë