Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka publikuar një video nga vizita që po zhvillon atje kryediplomati serb dhe njëri nga besnikët e Kremlinit, Ivica Daçiq.
Daçiq është pritur në Moskë nga kryediplomati rus, Sergei Lavrov, derisa përshëndetja e tyre ka qenë tejet e ngrohtë.
Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm që ende s’i ka vendosur sanksione Rusisë, pas agresionit të paprecedent kundër Ukrainës dhe pas krimeve makabre që ushtarët rusë kanë kryer kundër civilëve atje./Express/











