Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmë dy raste të kontrabandës me mallra, njëri në Leposaviq e tjetrin në magjistralen nga Jarinja në Leshak, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në rastin e dytë bëhet fjalë për kontrabandë me cigare.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se janë konfiskuar mallrat saktësisht duhani i kompanisë “Trokadero SH.P.K”, kompania ku punonte Jeton Mehmeti i arrestuar ditë më parë nën dyshimin e skemës së mashtrimit me cigaret trokadero ndaj disa personave.
Mallrat e konfiskuara janë brende trokadero dhe FM.
Dëmi i shkaktuar nga skema e mashtrimit të Mehmetit dyshohet të jetë rreth 2 milionë euro, vetëm nga denoncuesit e rastit.
“Në magjistralen nga Jarinja ne Leshak, më 21.03.2024, është ndaluar vetura pikap me drejtues L.S., 23 vjeçar, gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se ishte i mbushur me duhan. Policia në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën e ka trajtuar këtë rast.” – thuhet në raportin e Policisë.











