Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje para gjykatësit, duke mos dhënë asnjë deklaratë për rrethanat e vrasjes së ish-nuses së saj.
Pas arrestimit ajo kishte deklaruar se nuk ndihej fajtore për vrasjen e Arlindës.
“Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry“, ka deklaruar ajo për Indeksonline.
Ndërkohë, sipas dosjes së Prokurorisë, Nurije Sylaj dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e veprës penale që dyshohet ta ketë kryer, Albert Sylaj, si dhe se që nga 22 tetori 2026, kur viktima ishte kthyer në shtëpinë familjare, e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht.














