Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE, dinari pengesë shtesë

23/03/2024 - 09:33
në Lajme
A A
Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE, dinari pengesë shtesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Themelimi i Asociacionit dhe disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri, janë dy kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Të parin e shohin praktikisht të pamundur të përfundojë këtë vit, për shkak se vendi gjendet në vit zgjedhor, thonë njohës të integrimit evropian.

Ndërsa çështjen e dinarit serb, analistët e shohin si pengesë shtesë për anëtarësim por që shprehin optimizmin se mund të përfundojë më shpejt.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, thotë se Kosova ka përmbushur njërin nga kushtet për tu anëtarësuar në Këshillin Evropian e që është ai rreth vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit, mirëpo anëtarësimi mbetet ende një problem politik.

“Pas plotësimit të kushtit që e bëri zoti Kurti dhe qeveria e tij, rreth dhënies së tokave për Manastirin e Deçanit le të themi se një kusht politik është përmbushur kurse sa i përket pjesës së respektimit të të drejtave të njeriut është e vërtetë që Kosova i ka brenda për brenda Kushtetutës së saj dhe ligjeve të saj ndoshta të drejtat më të mira qoftë për minoritetet, qoftë të drejtat e njeriut të renditura jashtëzakonisht mirë dhe nuk është te aspekti procedural, problemi sa është të problemi politik”, tha Sadiku.

“Kërkesa e fundit e zotit Escobar si përfaqësues i ShBA-së në Kosovë që përveç kushtit për Manastirin të plotësohen edhe dy kushtet e tjera, siç është çështja e dinarit dhe pjesa e Asociacionit të Komunave, uroj që këto të dyja të mos jenë veçanërisht qasja e Asociacionit sepse është paksa e vështirë që në këtë vit elektoral Kosova ta përmbush si kusht, kurse çështja e dinarit është më e lehtë dhe palët janë duke diskutuar në Bruksel mendoj Kosova dhe Serbia dhe do të gjendet një rrugë e cila është tejkaluese e këtij problemi në raport me qytetarët serb që jetojnë në Kosovë”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket dy kushteve të BE-së drejtuar Kosovës për anëtarësim, Sadiku është skeptik se mund të kalojnë për momentin, sidomos Asociacioni për shkak të zgjedhjeve afër.

“Praktikisht e ceka edhe më herët që  janë të dyja kushte njëri pra dinari është më i lehtë kurse kushti tjetër për Asociacionin është më i vështirë të rregullohet sepse ky kush kërkon së pari që të shkojë vendimi në Gjykatë Kushtetuese ky vendim të ndalohet ose konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese pastaj të shkojë në Kuvend që kërkon jo vetëm të partisë që është në pushtet por edhe opozitës meqenëse jemi në vit elektoral këtë vit dyshoj shumë që do të ketë mbështetje në Kuvend sepse pozita as opozita në njëfarë forme të i shkaktojë dëme elektorale vet vetit me miratimin e këtij dokumente të Asociacionit”, thotë ai.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për Ekonomia Online se kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i sheh më shumë si kushte politike.

“Këto kushte nuk besoj se janë ndoshta në raportin e raportueses së Këshillit të Evropës por sidoqoftë më shumë i shoh si kushte politike që edhe nëse i keni plotësuar kushtin e parë siç ka qenë kushti për tokat e Manastirit të Deçanit këto janë kushte politike për të cilat ndoshta Kosovës do t’i kërkohet që të bëjë veprime të tjera”, u shpreh ai.

Ndërkaq, muaji maj po shihet si afat i fundit për të konfirmuar ose jo anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Deri në këtë kohë, thotë Arifi, ekzekutivi ka kohë t’i analizojë kushtet politike.

“Deri në maj kur do të mbahet takimi i Këshillit Ministror të KiE-së aty merret mandej ai vendimi final se a mund të bëhemi apo jo anëtar, deri atëherë Qeveria e Kosovës ka kohë t’i analizojë nëse do të vinë edhe këto kushte ende nuk jemi të sigurt por shumë shpejt mund të ketë kushte politike shtesë sepse nuk i dihet me një fjalë këtu nuk ka garanci edhe pse e kemi marrë këtë vendim mund të bëhemi anëtar”, thotë Arifi për EO.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë