Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dreshaj: Bizneset në gjendje ekzistenciale e disa në prag të falimentimit

01/04/2024 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Dreshaj: Bizneset në gjendje ekzistenciale e disa në prag të falimentimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se shumë biznese janë “gjendje ekzistenciale” e disa edhe në prag të falimentimit, shkaku i mungesës së Bordit të Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Ai ka thënë se deklarimet e Qeverisë për rritje të qarkullimit nga bizneset në vend nuk është reale dhe se klima e të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar.Dreshaj ka deklaruar se gjendja e bizneseve në Kosovë është më e keqja se në vendet e rajonit dhe se kjo ka ndikuar edhe në uljen e numrit të investitorëve të huaj.

“Ne një herë duhet që të bëjmë një analizë pak më të detajuar, duke analizuar se cilat janë kompanitë të cilat kanë falimentuar gjatë vitit 2023 dhe kapaciteti i tyre të cilat kanë qenë me numrin e të punësuarve dhe me zhvillimin dhe qarkullimin e tyre vjetore.

Me mënyrën e funksionimit të sektorëve të ndryshëm qoftë edhe të prodhimit, atëherë ne nuk duhet ta marrim këtë si lajm pozitiv që ka rritje me mbi 4 për qind.

Por ne mund të themi që në Kosovë për fat të keq të bërit biznes është përkeqësuar, është përkeqësuar duke krahasuar me shtetet tjera të regjionit. Ne sot nuk ofrojmë kushte të volitshme për të ardhur investitorët potencial në Kosovë.

E nuk diskutohet fare për zhvillimin ekonomik, apo për zgjerimin e bizneseve në Kosovë”, ka thënë Dreshaj.Situatën e bizneseve, Dreshaj e quan ekzistenciale dhe në prag të falimentimit. Dëm të madh, ka thënë se po i bën edhe mungesa e Bordit të KPMM-së.“Ne kemi takime të vazhdueshëm me biznese në Kosovë dhe bisedat të cilat i zhvillojmë vazhdimisht ne mund të themi që gjendja e bizneseve është pothuajse në shumicën e sektorëve është vetëm mbijetesë, janë në prag të falimentimit sepse gjendja në të cilën gjendemi, është një gjendje jo e favorshme për të bërë biznes.

Shumë sektor të cilët janë në prag të falimentimit. Për shembull për shkak të jo menaxhimit të mirë të Qeverisë dhe Parlamentit, kemi sot bordin e KPMM-së i cili është i paformuar dhe si rezultat i tyre shumë biznese janë në prag të falimentimit sepse mbi një vit pothuajse nuk janë duke punuar në fushat e veta si sektor. Ato janë makineritë e rëndë që kanë kosto të lartë të mirëmbajtjes, kemi të bëjmë më kompani të zhavorrit, kem të bëjmë me kompani të betonjerkave, në fushat e mineraleve”, ka thënë ai.

Kritika ka edhe për mungesë implementimi të Ligjit për Investime Strategjike. Me këtë rast, Dreshaj ka deklaruar se mungesa e këtij Ligji tregon se Kosova nuk ofron “kushte potenciale investitorëve për të ardhur e për të investuar në Kosovë”.

“Kemi edhe stagnim të ligjit për investime strategjike, i cili ligj është themeluar në Parlamentin e Kosovës në vitin 2017 dhe nga ai vit nuk kemi farë plotësim-ndryshim. Si rezultat i mos implantimit të këtij ligji ne jemi një vend i cili nuk ofrojmë kushte potenciale investitorëve për të ardhur e për të investuar në Kosovë. Në Kosovë gjendja ekonomike është e rëndë dhe qeveria duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë sepse ekonomia nuk zhvillohet me deklarata mediale dhe ekonomia nuk duhet që të jetë prioritet një javor apo një mujor por ekonomi duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm i qeverisë”, u shpreh Dreshaj.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë