Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Telashet të mëdha në Trepçë, vetëm në muajin shkurt pati humbje 700 mijë euro

02/04/2024 - 12:33
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Telashet të mëdha në Trepçë, vetëm në muajin shkurt pati humbje 700 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e punëtorëve të Trepçës ka kërkuar takim me menaxhmentin e ri, dhe ka ngritur alarmin se që një muaj në këtë ndërmarrje mungojnë aktivitetet e punës.

Lidhur me këtë, kryeshefi ekzekutiv Bashkim Kurti, ka thënë se në minierën e Trepçës ka mungesë të aktiviteteve në eksploatimin e xehës sepse ka mungesë të eksplozivëve, megjithatë ai thotë se gjatë kësaj kohë kanë bërë punë përgatitore.

“Mungesa e eksplozivëve si bazë e jona për të zhvilluar aktivitetin tonë na ka paraqitë probleme me të cilat për momentin jemi duke u ballafaqu”, tha Kurti.

Si pasojë e mungesës së eksplozivëve, drejtori i Trepçës thotë se kjo ndërmarrje vetëm në muajin shkurt ka pësuar humbje rreth 700 mijë euro.

“Nëse e marrim për bazë prodhimin e muajit shkurt, ne kemi arritur që të eksploatojmë rreth 700 ton koncetratë të plumbin dhe zinkut, që kur konvertohet në vlerë monetare e kap një shifër rreth 700 mijë euro. Nëse flasim me këto numra atëherë realisht po flasim për rreth 700 mijë euro humbje”, deklaroi Kurti.

Duke folur për arsyet e mungesës së këtyre mjeteve esenciale për Trepçën, Bashkim Kurti tha se kjo situatë ka ardhur si pasojë e problemeve financiare.

Ky material sipas tij pritet të arrijë në Trepçë të mërkurën me 3 prill.

Kryshefi i kësaj ndërrmarjeje tha se Trepça po përballet me një sërë problemesh të cilat sipas tij kanë ardhur si pasojë e borxheve të trashëguara. Borxhi që Trepça ka ndaj furnitorëve dhe të tjerëvë është rreth 20 milionë euro.

“Është muaji im i dytë këtu. Situata në Trepçë në aspektin financiar është alarmante. Kemi shumë obligime të prapambetura, rreth 20 milionë euro obligime ndaj furnitorëve dhe të tjerëve. Telashe tjera që jemi duke u ballafaqu janë edhe akuzat e paditë e punëtorëve ndaj Trepçës, për faktin e pamundësisë së pagesës së kontributeve pensionale dhe tatimit në paga. Nëse nuk gaboj, deri në mars të vitit 2020 janë të paguara dhe pas marsit të 2020-të nuk ka pasë mundësi të paguhen”, deklaroi për RTK-në Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj
28/05/2026 - 18:54

Kandidati për kryeminsitër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për programin qeverisës dhe zotimet. Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë...

Më shumëDetails

Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës
28/05/2026 - 18:53

“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është edhe një nga premtimet e kandidatit për Kryeministër...

Më shumëDetails

Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj
28/05/2026 - 18:34

Kosovar Azemi, djali i heroit Nijazi Azemi i njohur si Komandant Mjekrra, ka thënë se është gjobitur nga Policia e Kosovës për vendosjen e logos së Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës
28/05/2026 - 18:32

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetari i LDK-së, gjatë fjalimit hapës, tha se partia po nis një kapitull të ri...

Më shumëDetails

Florin Krasniqi: Me e bo Fitore Pacollin ministre është afër tradhtisë kombëtare

Florin Krasniqi: Me e bo Fitore Pacollin ministre është afër tradhtisë kombëtare
28/05/2026 - 18:29

Kandidati i PSD-së për deputet, Florin Krasniqi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për figurën politike të Fitore Pacollit. Sipas Kransiqit, emërimi i Fitrore Pacollit...

Më shumëDetails

LDK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit
28/05/2026 - 18:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tubimi që ka nisur nga ora 18:00 po mbahet në Sallën “1 Tetori”, ku do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    662 Shpërndaje
    Shpërndaje 265 Tweet 166
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë