Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Telashet të mëdha në Trepçë, vetëm në muajin shkurt pati humbje 700 mijë euro

02/04/2024 - 12:33
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Telashet të mëdha në Trepçë, vetëm në muajin shkurt pati humbje 700 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e punëtorëve të Trepçës ka kërkuar takim me menaxhmentin e ri, dhe ka ngritur alarmin se që një muaj në këtë ndërmarrje mungojnë aktivitetet e punës.

Lidhur me këtë, kryeshefi ekzekutiv Bashkim Kurti, ka thënë se në minierën e Trepçës ka mungesë të aktiviteteve në eksploatimin e xehës sepse ka mungesë të eksplozivëve, megjithatë ai thotë se gjatë kësaj kohë kanë bërë punë përgatitore.

“Mungesa e eksplozivëve si bazë e jona për të zhvilluar aktivitetin tonë na ka paraqitë probleme me të cilat për momentin jemi duke u ballafaqu”, tha Kurti.

Si pasojë e mungesës së eksplozivëve, drejtori i Trepçës thotë se kjo ndërmarrje vetëm në muajin shkurt ka pësuar humbje rreth 700 mijë euro.

“Nëse e marrim për bazë prodhimin e muajit shkurt, ne kemi arritur që të eksploatojmë rreth 700 ton koncetratë të plumbin dhe zinkut, që kur konvertohet në vlerë monetare e kap një shifër rreth 700 mijë euro. Nëse flasim me këto numra atëherë realisht po flasim për rreth 700 mijë euro humbje”, deklaroi Kurti.

Duke folur për arsyet e mungesës së këtyre mjeteve esenciale për Trepçën, Bashkim Kurti tha se kjo situatë ka ardhur si pasojë e problemeve financiare.

Ky material sipas tij pritet të arrijë në Trepçë të mërkurën me 3 prill.

Kryshefi i kësaj ndërrmarjeje tha se Trepça po përballet me një sërë problemesh të cilat sipas tij kanë ardhur si pasojë e borxheve të trashëguara. Borxhi që Trepça ka ndaj furnitorëve dhe të tjerëvë është rreth 20 milionë euro.

“Është muaji im i dytë këtu. Situata në Trepçë në aspektin financiar është alarmante. Kemi shumë obligime të prapambetura, rreth 20 milionë euro obligime ndaj furnitorëve dhe të tjerëve. Telashe tjera që jemi duke u ballafaqu janë edhe akuzat e paditë e punëtorëve ndaj Trepçës, për faktin e pamundësisë së pagesës së kontributeve pensionale dhe tatimit në paga. Nëse nuk gaboj, deri në mars të vitit 2020 janë të paguara dhe pas marsit të 2020-të nuk ka pasë mundësi të paguhen”, deklaroi për RTK-në Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati godet bizneset online, zbulohen produkte pa kuponë fiskalë

Inspektorati godet bizneset online, zbulohen produkte pa kuponë fiskalë
06/11/2026 - 08:57

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aktivitetet inspektuese ndaj bizneseve që operojnë online, me fokus të veçantë në mbikëqyrjen e produkteve që janë në transport...

Më shumëDetails

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time
06/11/2026 - 08:15

Kanë kaluar 15 vjet, gjashtë muaj e 12 ditë nga vrasja e Diana Kastratit, ndërsa nëna e saj, Makfire Kastrati, ka publikuar një mesazh prekës, duke kujtuar të...

Më shumëDetails

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia
06/11/2026 - 08:04

Një 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të policisë, pasi ka raportuar se është rrahur nga prindërit e saj. Sipas burimeve, ngjarja dyshohet se...

Më shumëDetails

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet
06/11/2026 - 07:47

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 06.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj,...

Më shumëDetails

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg
05/11/2026 - 23:12

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë...

Më shumëDetails

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
05/11/2026 - 22:59

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë