Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Bislimit e ka bërë temë dinarin, njofton Veriu Info.
E që e njejta temë është diskutuar edhe sot në Bruksel, thekson ajo.
“A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë?”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas saj nga kjo gjë, çështja e dinarit ka mbërrit në Këshillin e Sigurimit ku edhe vendet mike e kanë kritikuar Kosovën për herë të parë.
Postimi i plotë:
Qeveria e Bislimit e bëri temë dinarin.
Për pasoj kjo temë mbërriti në Këshill të Sigurimit ku edhe vendet mike e kritikuan vendin tonë për herë të parë.
E njëjta temë po diskutohet në Bruksel.
A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë?
Edhe sot Bislimi ishte në Bruksel duke diskutuar për këtë temë.
Koncetrohu Bislim!













